Skip to main content

Përballë lotëve!

Nga Kreshnik Osmani



Mëngjesin e sotëm, më bie telefoni nga një numër i panjohur. E hapa telefonin dhe pas kësaj telefonate qëndronte një shqiptar nga Londra që kishte ardhur të më takojë. Ishte në Shqipëri për nënën e tij të sëmurë, por erdha të të takoj edhe ty më tha, sepse je duke u marrë edhe ti me nënën tjetër të sëmurë, Shqipërinë.

I fola për betejën tonë, për Lëvizjen Atdheu dhe për gjëndjen e Shqipërisë dhe befas më bëri pyetjen më të shpeshtë që marr. Ku i gjen energjitë Kreshnik që nuk bën asnjë minutë pushim?!
I tregova historinë time të dashurisë, me vendin tim, që kish nisur nga dritarja e avionit, prej vitit 1996 kur isha student dhe vija në Shqipëri për pushime. Sa herë kalonte avioni mbi malet e Dibrës dhe bëhej gati të ulej nga veriu në drejtim të Rinasit, zemra dridhej dhe ndjeja flutura të forta në stomak. E njejta gjë më ndodhte kur avioni ngrihej pas një muaji, për t’u larguar prej Shqipërisë dhe aty e ndjeja se kishte lindur një histori e fortë dashurie. Nga dhjetë mijë metra largësi, u zotova se nuk do ta lejoj më këtë dashuri të jetohet në largësi, por sapo të përfundoj studimet do të kthehem për të mos u larguar më prej aty kurrë, përvec vizitave të shkurtra . Dashurite nuk lodhen kurre. Po u lodhen dmth nuk ka me ndjenje, nuk ka me emocion, nuk ka me terheqje.
Takimet dhe ndarjet me Shqipërinë më shkaktonin dhimbje të forta që nuk i përballoja dot. Po t’i përballoja, nuk do të isha këtu. Kështu, i thashë, ditën që dhimbja do të më pushojë mund të largohem ndoshta edhe unë si ju.
Iu mbushën sytë me lot dhe më tha: Në këtë moment jam gati të vdes për Shqipërinë, pa asnjë mëndyshje dhe të lutem mos u largo ti se ne nuk mundëm të shkolloheshim dhe u larguam në emigrim që fëmijë. Ne mund ta duam vendin tha, por nuk mundëm të shkolloheshim, ndaj duhet ta vazhdoni betejën ju.
Më tregoi sesi qarkullojnë videot e mia tek shqiptarët atje dhe si ia dërgojnë njëri-tjetrit, si diskutojnë për ne në kafe pas pune dhe si po përpiqen që të na dëgjojnë edhe të tjerët, që janë zhytur në skepticizëm, lodhje, dorëzim dhe dëshpërim, viktima të formulës, që prodhon Sistemi, që thotë të gjithë janë njëlloj, të gjithë janë një m*t.
Lotët e burrit bashkëmoshatari im, do të stampohen gjatë tek muskuli më i pashëm i kujtesës time dhe sot e vulosa me lotët e atij burri, besimin dhe bindjen time të plotë se rruga është dhe do të jetë e vështirë, por se paska shumë shqiptarë që ndjejnë të njejtën gjë dhe ky është një inkurajim dhe shpresë e madhe.
Kemi vetëm një detyrë sot, që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë, të mos zhgënjejmë shqipëridashësit sepse Sistemi po ndërton skema për t’ua vrarë besimin me tyrlilloj mashtruesi, që të heqin dorë përfundimisht. Lotët e burrave janë si uraniumi. Duhet t’i mbledhim ato lot burrash dhe me duart e grave të ngjashme, të gatuajmë brumin e shpëtimit të vendit, në këtë moment tëpër të rrezikshëm dhe delikat nëpër të cilin po rrugëtojnë, fatet tona dhe fatet e e popujve të vegjël, në shekullin 21!
Jemi në kufijtë e ekzistencës dhe duhet të lëvizim të gjithë bashkë, o sot o kurrë!

Comments

Popular posts from this blog

Faktet tronditëse / Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e mikrokredive, kush janë 2 estonezët që Kosova i përzuri!

  Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë. Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë. Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”. Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”. E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri. “Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhë tërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumen...

Grabitja e Shqiperise / Dy resorte për kunatin e Frangajt në Dhërmi, mori leje nga KKT para se të themelonte kompaninë. Pse SPAK po vonon goditjen?

  Zbulohen të tjera vendime të qeverisë dhe njësive vendore për ndërtime resortesh në bregdet dhe kulla në Tiranë nga Sandër Frangaj, i cili qëndron pas kunatit të tij Erion Gina, taksixhiut Bardhjus Bushaj dhe ish hajdutit të motorrave të ujit Florenc Gjikuria, grup ky me natyrë kriminale që pastron para të pista në ndërtim, ka shkatërruar Dhërmiun dhe ka marrë rreth 200 milionë euro tendera publikë me ndërhyrjen korruptive të Sandër nongratës. (Bardhjus Bushaj dhe kunati i Sandrit, Erion Gina) Në 17 maj 2021, KKT me në krye Edi Ramën, me ndërhyrjen korruptive të Sandër Frangajt, miraton lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Dhërmi nga kompanitë “Gjikuria” sh.p.k dhe “Golden Key” sh.p.k., në një sipërfaqe prej 14 mijë m2, truall ky i siguruar përmes falsifikimeve dhe pjesërisht përvetësimit të pronës publike. Skandali qëndron në faktin se kompania Golden Key e kunatit të Sandër Frangajt, Erion Gina dhe e pupacit të tyre Bardhjus Bushaj, është themeluar 4 muaj pasi KKT me n...

Kreshnik Osmani i përgjigjet Dashamir Shehit. Propozimin e keni të thjeshtë, por pa moral z. Shehi! LEVIZJA ATDHEU

Nga Kreshnik Osmani  Ka dalë z. Dash Shehi tek televizionet dhe portalet e Edi Ramës dhe te mbeses se Beqir Ballukut dhe po propozon grumbullim të Opozitës së re. Z. Shehi thotë se ka propozim të thjeshtë dhe moral. Të bëhemi bashke e gjithë opozita që nuk është dakord me Ramën dhe me Berishën. I them z. Shehi, që propozimi juaj i thjeshtë është, por moral nuk ka. Më fal të që ta them. Jeni të gjithë bashkë dhe Lëvizja Atdheu nuk bëhet me asnjërin prej jush. Kjo po na kushton shume dhe po na tret por ne jemi gati te tretemi vetem qe historia te mos kete mundesi te shkruaje kurre, se ishin nje popoll i degjenruar, te gjithe. Sepse shqiptaret nuk jane te tille, pavaresisht se mbizoterojne hienat dhe ndyresirat. Kjo sepse ti ke 30 vjet në parlament dhe flet për të renë dhe te rinjte dhe per riciklime elitash politike dhe nuk largohesh vetë i pari. Kur ne luftonim me PD dhe me Bashën, sepse i shërbenin Edi Ramës, Basha dhe Berisha ne na futen kamxhikun (pavaresisht se na thane me pas ...

Disa nga objektivat strategjike të Lëvizjes Atdheu!

Objektivat Strategjike te Levizja Atdheu Per ata shqiptare qe nuk kane degjuar kurre per ne!  Ne jemi te bindur se: “Shqipëria do të bëhet gradualisht shtet modern i së drejtës, ku jeta dhe prona janë të garantuara me ligj, e integruar me rrugë demkoratike në hapësirën natyrale mbarëshqiptare, urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit nëpërmjet korridorit tradicional Adriatiko-Jonian, faktor lidhës mes Europës dhe vendeve mesdhetare, faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe progresi në Ballkan dhe e integruar me dinjitet në familjen e madhe Euro-Atlantike” Disa nga Objektivat Strategjike te Partia Shqiptare Atdheu! Per miqte qe na njohin rishtas: Për t’ia arritur qëllimit, partia ka disa objektivë thelbësorë strategjikë: - Fuqizimin e shtetit të ligjit dhe drejtësisë - Zhvillimin social-ekonomik të tregut - Ruajtjen e sigurisë kombëtare - Zhvillimin e demokracisë pjesemarrese si një proces zhvillues Ne besojmë se synimi më i lartë i artit të qeverisjes është ruajtja e sigurisë, se...

Kush eshte Oligarku i Kodrës së Diellit që financon Berishën e pastron paratë e Metës merr nga Rama 160 milionë euro tendera?!

  Në kupolën e oligarkëve të pushtetit, është dhe shefja e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, Gentiana Sula (Mara), futur nëpërmjet bashkëshortit oligark Gentjan Sula, i njohur si ‘Shreku’ i Kodrës së Diellit, i cili financon Familjen Berisha që të mos flasë si dhe pastron paratë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi me ndërtim vilash dhe pallatesh. Gjatë 11 viteve qeverisje të PS, Sjkreku ka marrë 160 milionë Euro tenderë, 70 leje ndërtimi për pallate e kulla dhe për 4 resorte në Himarë, Sarandë, Vlorë e Lalz mbi toka shtetërore. Me Vendim Nr. 292, datë 19 maj 2021, Babloku i ka dhënë firmës “S&D INVEST” të Gentian Sulës e “SVILUPPO MARE 1” të ortakut të tij Redi Peza, 55 mijë m2 tokë buzë detit në Lalz, për ndërtimin e një kompleksi e resorti me vila. Kjo sipërfaqe, iu shit me çmim 10.8 Euro/m2, në vlerë totale 595 mijë Euro, ose 24 herë më pak se çmimi shtetëror që ishte atë vit, për Pasurinë nr. 20/6, të Zonës Kadastrale Nr. 1925-Lalz. Sipas llogaritjes, qeveria m...