Skip to main content

Gazetari i RTSH Ervin Baku provokon shqiptarët me Bluzën serbe. Reagon Lëvizja Atdheu!

 


Lëvizja Atdheu dënon me ashpërsi, daljen televizive të gazetarit shqiptar të sportit Ervin Baku, punonjës në Televizionin Publik Shqiptar, me bluzë të ngarkuar me nacionalizëm serb, lehtësisht e dallueshme tek emblema e Serbisë në të majtë të Bluzës. Kjo vjen në të njejtën kohë kur në Veriun e Kosovës dhe në Luginë protestohet për intervenimin serb.

Ju kemi thënë prej kohësh që Tirana është nën Beogradin dhe megjithëse jemi përpjekur maksimalisht që ta evitojmë diskursin agresiv nacionalist që përdoret zakonisht nga sharlatanët dhe tregëtarët e nacionalizmit, me të gjitha Serbia sot ka hyrë tel institucione më të rëndësishme në Shqipëri, por këtë herë ka një zhvillim të ri të frikshëm që tregon se agjenda ka përparuar dhe ajo është dalja hapur me atë që deri tani është përfolur vetëm në kulisa!

Nëse nuk bashkohemi të veprojmë dhe të ndërtojmë Opozitën, ky vend do të shpartallohet më shpejt nga c’e kemi menduar!


Mbeshtete Levizjen Atdheu tek LINKU KETU

 


Comments

Popular posts from this blog

Kreshnik Osmani i përgjigjet Dashamir Shehit. Propozimin e keni të thjeshtë, por pa moral z. Shehi! LEVIZJA ATDHEU

Nga Kreshnik Osmani  Ka dalë z. Dash Shehi tek televizionet dhe portalet e Edi Ramës dhe te mbeses se Beqir Ballukut dhe po propozon grumbullim të Opozitës së re. Z. Shehi thotë se ka propozim të thjeshtë dhe moral. Të bëhemi bashke e gjithë opozita që nuk është dakord me Ramën dhe me Berishën. I them z. Shehi, që propozimi juaj i thjeshtë është, por moral nuk ka. Më fal të që ta them. Jeni të gjithë bashkë dhe Lëvizja Atdheu nuk bëhet me asnjërin prej jush. Kjo po na kushton shume dhe po na tret por ne jemi gati te tretemi vetem qe historia te mos kete mundesi te shkruaje kurre, se ishin nje popoll i degjenruar, te gjithe. Sepse shqiptaret nuk jane te tille, pavaresisht se mbizoterojne hienat dhe ndyresirat. Kjo sepse ti ke 30 vjet në parlament dhe flet për të renë dhe te rinjte dhe per riciklime elitash politike dhe nuk largohesh vetë i pari. Kur ne luftonim me PD dhe me Bashën, sepse i shërbenin Edi Ramës, Basha dhe Berisha ne na futen kamxhikun (pavaresisht se na thane me pas ...

Body Language (Gjuha e trupit) / Katër mesazhet sekrete qe dha Shefi i CIA-s Wlliam Burns, per Albin Kurtin!

  Nga Kreshnik Osmani  Body Language (Gjuha e trupit) / Katër mesazhet sekrete qe dha Shefi i CIA-s Wlliam Burns, per Albin Kurtin! Takime të tilla ndërmjet zyrtarëve të këtij kalibri dhe të kësaj natyre nuk bëhen zakonisht publike, por ne mund të kuptojmë cfarë mesazhesh ka përcjellë shefi i CIA-s për Albin Kurtin duke dekriptuar gjuhën e trupit, e cila është bërë publikë në një foto ndërmjet William Burns dhe Albin Kurtit. Kur analizojmë imtësitë e gjuhës së trupit, veprimet e dukshme dhe detajet e sjelljes mund të zbulojnë shumë rreth qëllimeve dhe ndjenjave të një personi. Qëllimet dhe ndjenjat në thelb përfaqësojnë mesazhet që një personazh i rëndësishëm i jep për publikun, pa patur nevojën që ti deklarojë ato. Kur një lider si Ëilliam Burns, shefi i CIA-s, shtrëngon dorën e Albin Kurtit dhe njëkohësisht mban njërën dorë në xhep, kjo mund të interpretohet në disa mënyra më të rëndësishmet e të cilave janë: 1. Dominancë dhe kontroll. Kur një person shtrëngon dorën e dikuj...

Trondisin amerikanët: "Irani mund të shpallë se ka armë bërthamore deri në fund të vitit, thotë kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve."

  Trondisin amerikanet: "Irani mund të shpallë se ka armë bërthamore deri në fund të vitit, thotë kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve." WASHINGTON – Irani mund të shpallë se ka armë bërthamore "deri në fund të vitit," tha kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqësuesi Mike Turner, R-Ohio, gjatë një interviste të dielën, ku kritikoi Presidentin Joe Biden për dështimin në frenimin e armikut të SHBA-së nga përparimi i programit të tij. "Ekziston mundësia, me përparimet që janë bërë nën politikën e administratës Biden ... që Irani të shpallë veten si një shtet me armë bërthamore deri në fund të vitit," tha Turner në programin "Face the Nation" të CBS News. Shtetet me armë bërthamore zakonisht janë vende të njohura për posedimin e armëve bërthamore. Irani ka mohuar se ka një program të armëve bërthamore, por lideri suprem Ali Khamenei ka thënë se liderët botërorë nuk do të mund të ndalonin v...

Patriotë e konservatorë të Shqipërisë mblidhen në Tirane për të festuar Fitoren e kandidatit republican në Amerikë, Donald Trump - LEVIZJA ATDHEU

  Miq të dashur! Patriote e konservatore shqiptare u mblodhëm bashkë sonte, me Republican OverSeas (Republikanet e Diaspores) , me Levizjen Atdheu, me Koalicionin Shqiptar pro Familjes dhe Jetes te drejtuar nga Pastori simpatik Akil Pano dhe me Lëvizjen ShpresON te perfaqesuar nga bashkeluftetari Av Altin Goxhaj dhe personalitete të tjera të së djathtës konservatore në Shqipëri, për të festuar ngjarjen më të rëndësishme të Planetit që ishte zgjedhja e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Konservatorët dhe e djathta në të gjithë botën, ndjehen të intubuar tashmë pas një periudhe të stërzgjatur, të presionit dhe agresivitetit të jashtëzakonshëm të agjendave WOKE të të majtës liberale. Është folur e diskutuar shumë dhe nuk ka asnjë dyshim se një ngjarje me këto përmasa, do ta shoqërojë botën me debate dhe diskutime të mëdha, por sa i përket realitetit të trojeve të banuara nga shqiptarët, të dhënat, besimi racional dhe informacionet tona janë se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë tek...

Pesë llozhat e Tiranës, që zbuloi fanella me simbole serbe e gazetarit shqiptar!

 Nga Kreshnik Osmani  Kryetari i Levizjes Atdheu z. Kreshnik Osmani ka reaguar seish lidhur me debatin qe ka pushtuar rrjetet sociale por edhe ato mediatike, per ngjarjen e dy diteve me pare, ku gazetari Ervin Baku u shfaq ne nje interviste Live me nje fanelle serbe. Ky zhvillim ka impenjuar dhe shqetesuar opinionin publik shqiptar. Osmani ka shkruar ne faqen e tij ne Facebook:  "Bluza me simbole serbe e gazetarit shqiptar zbuloi katër pesë llozha aktive në Tiranë që njiheshin por rrinin të maskuar. Llozha politike e Beogradit. Detyra e këtyre është të relativizojnë. Llozha intelektuale politike beleriane e Vorio Epirit. Llozha nostalgjike e Moskës Llozha sportive serbe brenda Federatës Shqiptare të Futbollit dhe llozha e pabuksave që kthejnë borxhin e biletave te FSHF dhe udhëtimet falas me charter kur luan kombëtarja. Llozha e nostalgjikëve të "Electric Blue" që kanë merak mjelmat këmbëgjata serbe. Kryesisht Lepa Brenën dhe Dragana Mirkoviç me të cilat ndjenin lezet d...

LEVIZJA ATDHEU. Fjalimi historik i Kreshnik Osmanit: Shqiperinë e bëjmë, ose vdesim!

LEVIZJA ATDHEU. Fjalimi historik i Kryetarit te Levizja Atdheu, Kreshnik Osmanit: Shqiperine e bejme, ose vdesim! Na u bashkoni ne rrjetet Sociale tek faqet e Levizja "Atdheu" dhe Kreshnik Osmani: Facebook, YouTube Instagram, Twitter. Stadiumi Selman Stermasi, Rruga Sulejman Delvina, Prane Luis Medical Center, Kati 2 -Tirane E-mail: levizjaathdeu@gmail.com; Tel: +355 4 221-379; Whatsup: +355 672041361, +355 676989454

Trafikanti Gjergj Luca, do furnizojë me ushqim 2 kampet e refugjatëve në Shëngjin e Gjadër! LEVIZJA ATDHEU

  Mediat italiane, publikuan këto ditë materiale, lidhur me faktin që krye trafikanti shqiptar Gjergj Luca, ka hapur restorantin “Tratoria Meloni” në Shëngjin, brenda zonës ku është ngritur qendra e pritjes së refugjatëve afrikanë që do na sjellë Italia. Në këtë kronikë, mediat jashtë ndikimit të Melonit thanë: - Një restorant i mbushur me foto që portretizojnë kreyministren tonë. Një zot shtëpie (Gjergj Luca), që tregon admirimin për Giorgia-n. Por vjen kurioziteti, për të zbuluar më shumë lidhur me emrin e pronarit të restorantit ‘Tratoria Meloni”. Duke iu referuar denoncimeve nga “Pamfleti”, mediat atje i prezantuan publikut italian dhe i kujtuan kryeministres Giorgia Meloni, se Gjergj Luca që ka vënë emrin e saj te restorantit i tij në Shëngjin, është shefi i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e drogës, kontrabandës e pastrimit të parave. Po kështu, përveçse si trafikant i skeduar dhe nga EUROPOL, DEA e Anti-Trafiku i Shqipërisë, Gjergj Luca është i lidhur ...

Përballë lotëve!

Nga Kreshnik Osmani Mëngjesin e sotëm, më bie telefoni nga një numër i panjohur. E hapa telefonin dhe pas kësaj telefonate qëndronte një shqiptar nga Londra që kishte ardhur të më takojë. Ishte në Shqipëri për nënën e tij të sëmurë, por erdha të të takoj edhe ty më tha, sepse je duke u marrë edhe ti me nënën tjetër të sëmurë, Shqipërinë. I fola për betejën tonë, për Lëvizjen Atdheu dhe për gjëndjen e Shqipërisë dhe befas më bëri pyetjen më të shpeshtë që marr. Ku i gjen energjitë Kreshnik që nuk bën asnjë minutë pushim?! I tregova historinë time të dashurisë, me vendin tim, që kish nisur nga dritarja e avionit, prej vitit 1996 kur isha student dhe vija në Shqipëri për pushime. Sa herë kalonte avioni mbi malet e Dibrës dhe bëhej gati të ulej nga veriu në drejtim të Rinasit, zemra dridhej dhe ndjeja flutura të forta në stomak. E njejta gjë më ndodhte kur avioni ngrihej pas një muaji, për t’u larguar prej Shqipërisë dhe aty e ndjeja se kishte lindur një histori e fortë dashurie. Nga dhjet...

Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin! LEVIZJA ATDHEU

  Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në Durrës, por e ha qiraja rrugës.” Tani qytetarët e Durrësit po e provojnë vetë këtë. Sigurisht jo me kripën, por me plehrat. Afera e dyfishtë e Eko Parkut në Porto Romano dhe Inceneratorit të Sharrës ka krijuar një situatë falimentuese në Bashkinë e Durrësit. Tani menaxhimi i mbetjeve po gllabëron gati një të tretin e buxhetit të bashkisë, një normë kjo tre herë më e lartë se sa mesatarja e bashkive të tjera të vendit. Shifrat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, vitin e kaluar buxheti faktik i Bashkisë së Durrësit ishte 39.4 milionë euro gjithsej. Por 9.6 milionë euro nga këto shkuan për të financuar vetëm menaxhimin e mbetjeve. Në vitin 2022, shifrat ishin edhe më dramatike, pasi menaxhimi i mbetjeve mori 29.4 për qind të buxhetit total. Kjo është një nga normat më të larta në të gjitha qytetet e Europës dhe arsyeja është inceneratori i Tiranës. Në vitin 2021, qeveria shqiptare mori vendim që të...

VIDEO/Fanella serbe. Përplasen Kreshnik Osmani dhe Ervin Baku në Klan Kosova: Baku: Kam bërë faj, kërkoj falje!

VIDEO/Fanella serbe, Përplasen Kreshnik Osmani dhe Ervin Baku në Klan Kosova: Baku: Kam bërë faj, kërkoj falje! Kreu i Levizjes Atdheu z. Kreshnik Osmani ka zhvilluar sot ne mesdite nje debat me sazetarin Ervin Baku ne studion e Klan Kosova Tv per te diskutuar lidhur me skandalin e nje dite me pare, ne te cilin Baku gazetar i Radio Televizionit Publik Shqiptar u shfaq ne nje interviste ne nje Tv ne Tirane me nje bluze me simbolikat serbe.   Video e plote ketu: MBESHTETE LEVIZJEN ATDHEU TEK LINKU KETU