Objektivat Strategjike te Levizja Atdheu
Per ata shqiptare qe nuk kane degjuar kurre per ne!
Ne jemi te bindur se:
“Shqipëria do të bëhet gradualisht shtet modern i së drejtës, ku jeta dhe prona janë të garantuara me ligj, e integruar me rrugë demkoratike në hapësirën natyrale mbarëshqiptare, urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit nëpërmjet korridorit tradicional Adriatiko-Jonian, faktor lidhës mes Europës dhe vendeve mesdhetare, faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe progresi në Ballkan dhe e integruar me dinjitet në familjen e madhe Euro-Atlantike”
Disa nga Objektivat Strategjike te Partia Shqiptare Atdheu!
Per miqte qe na njohin rishtas:
Për t’ia arritur qëllimit, partia ka disa objektivë thelbësorë strategjikë:
- Fuqizimin e shtetit të ligjit dhe drejtësisë
- Zhvillimin social-ekonomik të tregut
- Ruajtjen e sigurisë kombëtare
- Zhvillimin e demokracisë pjesemarrese si një proces zhvillues
Ne besojmë se synimi më i lartë i artit të qeverisjes është ruajtja e sigurisë, sepse siguria është më e çmuar se vetë liria. Vetëm nëpërmjet sigurisë dhe stabilitetit demokratik ne mund të garantojmë jetëgjatësinë e lirisë dhe të demokracisë. Për rrjedhojë, që të kemi një ekonomi të vazhdueshme me një përparim social, ne duhet të ruajmë sigurinë publike të jetës dhe te pronës. Duke bërë këtë, ne mund të tërheqim investime dhe të arrijmë integrimin si dhe objektivat strategjike të zhvillimit të vendit.
Logjikisht kjo analizë na orienton drejt një reforme imediate të sistemit gjyqësor, të pavarësisë së tij dhe reformës së institucioneve kryesore të sigurisë. Ky do të jetë prioriteti kryesor për të garantuar një zhvillim të shpejtë e të vazhdueshëm.
Levizja Atdheu beson se një komb i fortë me virtytin e besimit dhe i miredukuar, e di saktësisht se kulturë do të thotë të kesh shpirt të madh dhe fisnik. Prandaj, në do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë investimit në fushën e edukimit dhe studimit të popullit tonë, për t’i mësuar brezit të ri kulturën dhe civilizimin perëndimor, dhe në të njëtën kohë t’i mësojmë ata të respektojnë qytetërimet e tjera, si dhe t’i mbrojmë dhe zhvillojmë traditat tona. Ky koncept i moderuar do ta shndërrojë reformën e thellë dhe cilësore në sistemin e edukimit në prioritetin më të rëndësishëm.
Duke iu referuar programit tonë, do t’i jepet përparësi të gjitha niveleve të edukimit fillor, të mesëm, universitar dhe pasuniversitar duke i ofruar trajnime stafit mësimor dhe duke korrigjuar konsiderueshëm sistemin e pagave.
Nga ana tjeter, një rëndësi e madhe u kushtohet sektorëve të tjerë si: energjitika, infrastruktura, turizmi etj. Levizja Atdheu ka hartuar projekte të veçanta për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, mafian, trafiqet, protitucionin, etj. Ne jemi të bindur se varfëria nuk shkaktohet thjesht nga mungesa e parave.
Programi ynë synon të ndërmarrë masa të veçanta afatshkurtra dhe afatmesme për të luftuar varfërinë dhe për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Ne planifikojmë të zgjidhim edhe probeme të trashëguara si: kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të ligjshëm, kompensimin dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë dhe kthimin dhe kompensimin e pronave të komuniteteve fetare në vend.
Levizja Atdheu nëpërmjet programit të saj të zhvillimit, përmbushjes së kushteve dhe standardeve, përmirësimit të moralit dhe standardit të jetesës, arritjes së një ekonomie të ekuilibruar dhe progresi social ndërmjet shtresave, krahinave etj., synon integrimin e Shqipërisë në hapësirën natyrale mbarëshqiptare nëpërmjet mekanizmave e koncepteve demokratike dhe në familjen Euro-Atlantike që është një faktor i rëndësishëm motivues për të ruajtur interesat tona nëpërmjet një aksioni të përgjithshëm pas vlerësimit të këtyre interesave.
Me këto koncepte dhe vizione, Levizja Atdheu, nëpërmjet objektivave strategjike të paraqitura synon të ketë një proces të vlerësuar për të arritur aspiratat tona kombëtare dhe misionin tonë madhor, ashtu siç është përmendur në Preambolen e Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë.
“Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, vendosim këtë Kushtetutë”
Levizja “Atdheu” beson se zgjidhja e interesave tona, të çështjes sonë madhore kombëtare jashtë kufijve tanë politikë kërkon një vëmendje të veçantë dhe veprime të mençura, aktive dhe të kujdesshme. Ne duhet t’i shohim të gjitha zgjidhjet e mundshme diplomatike, në bashkëpunim me institucionet diplomatike, median, shoqërinë civile dhe duke iu referuar gjithashtu edhe asistencës së aleatëve tanë të mëdhenj siç janë: SHBA, BE dhe faktorët e tjerë te rendesishem ndërkombëtarë.
Ne besojmë se pa zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare shqiptare nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkan. Ne besojmë se është e drejtë e çdo kombi të jetojë i pavarur dhe me dinjitetin e tij.
Levizja Atdheu është e gatshme të përfitojë nga mundësia historike e cila i është ofruar në mënyrë racionale që të stabilizohet si popull dhe si komb.
Levizja “Atdheu” vjen për të rindëtuar dhe ringritur shtetin e rënë shqiptar.
Nëse nuk vetëdijesohemi nuk do të ketë më Shqipëri dhe vendi është duke përjetuar njërën prej periudhave më të rrezikshme dhe vendimtare të historisë së kombit, pas Konferencës së Londrës. Shteti Shqiptar ka rënë sepse shërbimet e huaja rajonale dhe jo vetëm kontrollojnë shumë prej mediave shqiptare, kontrollojnë politikën shqiptare dhe mendimin e lirë. Shteti shqiptar ka rënë sepse kryeministri i vendit kontrollon gjithçka nëpërmjet terrorit, frikësimit, kontrollit dhe dezinformimit. Shteti shqiptar ka rënë sepse nuk kontrollohet prej popullit por prej oligarkëve dhe prej lobeve ekonomike. Shteti Shqiptar ka rënë sepse kryeministri përveç institucioneve të tjera të pavarura kontrollon zyrtarisht edhe aksionin opozitar. Shteti Shqiptar ka rënë sepse ka rënë Siguria Kombëtare e Shtetit i cili nuk kontrollon me kufijtë e tij dhe nuk kontrollon me zbrazjen e Shqipërisë prej shqiptarëve. Shteti Shqiptar ka rënë sepse në mungesë të shërbimeve partnere ky vend do të ishte nën kontrollin zyrtar të kapove të kokainës, te kanabisit dhe te heroinës. Shteti shqiptar ka rene sepse është bere transmetuesi dhe tubi zyrtar i shkarkimit te heroinës se Afganistanit ne Europe. Shteti Shqiptar ka rënë sepse Shqipëria sot është sipas raporteve ndërkombëtare vendi i parë në botë për konsumimin e drogës për moshat e reja. Shteti Shqiptar ka rënë sepse ky vend është kthyer në një laborator të madh droge që do të vrasë fëmijët e shtresave të varfra shqiptare. Shteti shqiptar ka rënë sepse gjysma e shqiptareve duan të largohen nga ky vend. Shteti Shqiptar ka rënë sepse është vrarë shpresa dhe çdo lloj mundësie që ky vend të bëhet në të ardhmen. Shteti Shqiptar ka rënë sepse shqiptarët ndiejnë se nuk gjendet asnjë projeksion serioz politik në horizontin e ferrit që ka projektuar Rilindja dhe bashkëpunëtorët e saj të dukshëm dhe të padukshëm’
Në këto kohë të vështira në të cilat gjendet liria e shtypit dhe e mendimit, të qëndrosh i pavarur dhe objektiv është pa dyshim një akt revolucionar. Edhe pse kanë kaluar tashmë gati 30 vite prej kohës së rënies së regjimit monist, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me demokraci të brishtë, plotësisht formale, ku partitë politike nuk përfaqësojnë realisht ndonjë platformë politike konkurruese, as ndonjë mendim alternativ programor që bie në sy. Partitë e mëdha politike në Shqipëri, të cilat kontrollojnë nyjet dhe pikat e zhvillimeve më të rëndësishme të vendit, janë sot platforma pothuajse mafioze nëpërmjet të cilave grupime të caktuara familjare dhe klane të fuqishme ekonomike, ruajnë interesat e tyre të mëdha dhe të vogla në kurriz të shtypjes dhe skllavërimit të shqiptarëve. Lobe të ndryshme financiare dhe njerëz të fuqishëm nga bota e biznesit, kontrollojë sot partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë, duke shpartalluar plotësisht proceset normale demokratike dhe duke krijuar rotacione politike false e fiktive të cilat kanë si qëllim përfundimtar ruajtjen e statukuosë: mbrojtjen e informalitetit dhe të kriminalitetit, kontrollin e aktiviteteve kriminale, kontrollin e pasurive të Shqipërisë, zbrazjen e Shqipërisë prej banorëve vendas dhe zëvendësimin e tyre me popullsi alternative nga zona të tjera ku ka konflikt dhe luftë. Kjo është njëra prej situatave më të rrezikshme që ka përjetuar ndonjëherë Shqipëria dhe është detyrë e çdo shqiptari të ndershëm që mendon se i përket këtij Atdheu, këtij populli dhe kësaj toke, që të jetë kritik dhe aktiv me të gjitha format dhe mënyrat që mundet, sepse në të kundërtën, në rast se do të vrapojmë të gjithë të vihemi në kërkim të kompromiseve, marrëveshjeve dhe linjave me qark të shkurtër, nuk ka asnjë dyshim se do ta humbim Shqipërinë brenda një kohe shumë të shkurtër. Parë nga ky këndvështrim, Shqipëria është në rrezik dhe kjo na dikton të gjithëve që të jemi ashpërsisht kritikë duke u përpjekur gjithashtu që paralelisht me adresimin e shqetësimeve dhe të problematikave të japim edhe alternativat për daljen nga kriza.
Kështu pra, politika shqiptare është një kënetë e krijuar prej kësaj klase të dështuar e të korruptuar politikanësh të cilët e sigurojnë obezitetin e tyre nëpërmjet gjakpirjes së ushtruar tek damarët e anëtarësisë së Kombit.
Krerët më të lartë të politikës këndej dhe andej kufirit, kanë qenë gjithmonë të gatshëm të konsumojnë ndjenjat patriotike të shqiptarëve për të justifikuar dështimet e tyre të brendshme dhe herë të tjera për të mbuluar afera të rrezikshme të lidhura drejtpërsëdrejti me sovranitetin territorial të vendeve respektive. Është e dhimbshme, përveçse antikombëtare, ta mendosh se për të ruajtur interesat e tyre të vogla ata janë të gatshëm të punojnë herë pas here nën rrogoz nëpërmjet mekanizmave herë të dukshëm dhe herë të padukshëm, për të krijuar klimën kulturore për mbivendosje identitare, duke u përpjekur në një farë mënyre për të krijuar terrene kulturore, psikologjike dhe politike, që kanë për qëllim krijimin e një identiteti të pavarur kombëtar kosovar krahas atij shqiptar. Lëvizje dhe plane të tilla djallëzore, janë treguesit më të qartë se krerët më të lartë të politikës në të dyja republikat shqiptare të Ballkanit, punojnë dhe veprojnë konform platformave dhe agjendave të tjera të dyshimta të gatuara tek kuzhinat e qarqeve antishqiptare në rajon dhe më gjerë. Duke qenë se shqiptarët kanë qenë historikisht të goditur e të sulmuar pikërisht tek identiteti i tyre kombëtar, ata mund të konsiderohen nostalgjikë të identitetit të tyre kombëtar deri në një farë mase sa që bie ne sy lehtësisht dhe duke e ditur këtë, politika e Tiranës dhe ajo e Prishtinës e përdorin si “armë” për të krijuar situata elektrizuese populiste, për konsum popullor emocional duke qëndruar kështu shumë larg zgjidhjeve reale, racionale, të mençura të cilat i imponon klima rajonale, situata politike dhe zhvillimet e shpejta globale. Shqiptarët kanë nevojë për nacionalizëm ekonomik jo për nacionalizëm etnik.
Një shembull konkret lidhur me këtë ështe një rrjet supermarketesh të një oligarku shqiptar që sponsorizon reklame në tv duke treguar se produktet e dyqaneve të tij me të cilat ushqehen shqiptarët dhe që duhet ti blejnë në ditë festash vijnë nga Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Belgjika, Somalia, Sri Lanka, Sierra Leone, etj….
Si mund të thuhet me zë te larte nje poshtërsi e tillë? Si mund të pranohet me zë të lartë që ky vend nuk prodhon asnjë gjë prej gjëje pasi nuk lejohet prej oligarkëve që kjo të ndodhë. Sepse oligarkët importues pengojnë çdo lloj inisiative që në këtë vend të prodhohet diçka. Sa kushton një linjë prodhimi patatinash? Sa kushton një linjë biskotash? Sa kushton një linjë makaronash? Sa kushton një linjë lëngu frutash?
Si mund të pijë ujë të importit populli i vendit të ndërtuar mbi male e burime dhe ku hidrocentralet prodhojnë energji elektrike me ujë të pijshëm?
Ky është tërmeti më i madh që i ka rënë Shqipërisë dhe për të cilin nuk flet askush. Ky është tërmeti që po shkaterron përfundimisht kollonat mbajtese të ekonomisë tonë, por rrallëkush flet per këtë.
Sekti i manipulatoreve përpiqet vazhdimisht që ta anatemojë këtë qasje si urrejtje për kapitalin dhe kapitalistët, apo xhelozi për pasunarët dhe lekarët e rinj të Shqiperise por ky eshte një mashtrim i madh. Të rrënosh ekonominë kombëtare, të bllokosh prodhimin vendas, të ushqesh popullatën me 90% produkte importi, të shesësh naftën, gazin dhe mineralet e Shqipërisë me kontrata të dyshimta, të dhurosh buxhetin e taksave të gjakut dhe të mjerimit me PPP e Konçesione, nuk ka asnjë lidhje me Ekonominë e Tregut as me tregëtinë e lirë.
Ky është një sabotim i mirëllogaritur që synon të na shuaje si Komb sipas një plani të mirëllogaritur kastë-oligarki. Ky është tërmeti dhjetë ballë për të cilin nuk ju flet askush. Për ta mbuluar gjëmën e madhe ju flasin per pllaka tektonike, për të pastrehë, për pallate, beton, hekur, tulla e llaç. Një popull që nuk prodhon asgjë, nuk mund të ekzistojë gjatë. Tërmeti që na ka shembur tullat dhe pallatet ka zgjidhje. Tërmeti që po na ze përfund është ai që ka rënë tek raftet dhe produktet e supermarketit tend.
Në mesin e kaosit të përgjithshëm dhe të humbjes së programuar të shpresës, Levizja Atdheu vjen për të ngjallur optimizmin dhe shpresën e ekzekutuar nga vampirët e pushtetshëm politikë të kombit. Optimizmi është thelbi i jetës dhe fondamenti më i rëndësishëm i saj. Është e ndaluar të humbasësh shpresën për aq kohë sa Zoti të ka dhënë frymë, intelekt, llogjikë dhe fuqi për të vepruar. Nuk është e lejuar që t’i dorëzohesh jetës dhe vështirësive të saj sepse ajo ka qenë e tillë historikisht, një kombinacion i mistershëm dhe i magjishëm betejash, ashpërsie, brishtësie dhe bukurie. Një optimist sheh një mundësi në çdo fatkeqësi, ndërsa një pesimist sheh nga një fatkeqësi në çdo mundësi. Na ndodh të gjithëve që të biem në gjendje dëshpërimi dhe dorëzimi, në momente të caktuara dobësie sa herë që qenia kërkon të përkëdhelet prej jetës, ose prej vetvetes por gjithmonë duhet të kërkojmë thellësive të qenies energji për të zhvilluar me dinjitet betejat më të rëndësishme të jetës, për jetën. Studiuesit më të rëndësishëm të qenies së komplikuar që quhet njeri, kanë thënë se, pesimizmi është çështje e gjendjes shpirtërore, ndërsa optimizmi është çështje e vullnetit.
Lidhur me ëndrrën shekullorë të shqiptarëve për bashkim kombëtar Levizja Atdheu vlerëson se bota është duke përjetuar zhvillime shumë të rëndësishme dhe ndarje të mëdha ideologjike. Njerëzimi është ndarë tashmë në dy pjesë apo në dy rryma kryesore të mendimit politik dhe ekonomik. Në atë të globalizmit neoliberal dhe të konservatorizmit nacionalist (patriotik). Ndikimet e këtyre zhvillimeve po bëhen çdo ditë e më të prekshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si diktuesit kryesorë të pulsit politik dhe ekonomik të globit, në Evropë dhe kudo në botë. Mendoj se shqiptarët janë plotësisht të papërgatitur për këto zhvillime dhe në qoftë se nuk marrin masat e duhura për t’u përballur me situatat e reja të krijuara ata rrezikojnë seriozisht të humbasin thellë në lojën e madhe dhe të ndërlikuar të kombeve. Kjo është prej periudhave më të vështira të historisë së shqiptarëve prej Konferencës së Londrës e deri sot dhe ne duhet të krijojmë kushtet për t’u përballur me dinjitet me të gjitha rreziqet që i imponojnë ndryshimet e skemave të lojës gjeopolitike ndërkombëtare. Bashkimi Evropian është i paqartë dhe i pavendosur në raport me rajonin e Ballkanit në përgjithësi dhe me shqiptarët në veçanti, dhe kjo lloj sjellje mund t’i detyrojë shqiptarët që të ndërmarrin hapa që mund të mos jenë në gjatësi vale të plotë me planet dhe përfytyrimin e Bashkimit Evropian për rajonin dhe ata janë në të drejtën e tyre për ta bërë këtë, sepse ata janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur veten dhe interesat e tyre. Levizja Atdheu bën pjesë tek ai grupim shqiptarësh që mendojnë se shqiptarët kanë nevoje sot të ridimensionojnë Shtet-Kombin e tyre dhe se bashkimi kombëtar nuk e dëmton në asnjë formë Bashkimin Evropian, përkundrazi, zgjidhja përfundimtare e Çështjes Shqiptare krijon klimë sigurie dhe stabiliteti në Rajonin i Ballkanit dhe kjo është në interes të vetë Bashkimit Evropian. Bashkimi i shqiptarëve në një Shtet Komb të tyre është një proces i natyrshëm pa kthim që do të ndodhë një ditë, qoftë brenda, qoftë jashtë Bashkimit Evropian (i cili sipas ekspertëve mund t’i kenë mbetur maksimumi 10 vote jetë, si union politik) dhe krijimi i klimës dhe i kushteve për përshpejtimin e këtij procesi i ndihmon shqiptarët për të rikonfiguruar me dinjitet interesat e tyre në rajon, sikurse e ndihmon Evropën të mbyllë njëherë e përgjithmonë dosjen e një padrejtësie të madhe historike të bërë ndaj njërit prej popujve më të vjetër dhe më të lashtë të Evropës. Ata që na e pjesëtuan Kombin përpara njëqind viteve nuk kanë ndonjë arsye serioze dhe të vërtetë për t’u habitur me shumëzimin sot.
Ne mund të dukemi sot të paktë në numër, por shumë shpejt ne do të bëhemi maxhorancë:
Levizja Atdheu do të shndërrohet në një lëvizje të gjerë patriotike.
Patriotizmi nuk ka për vdekur kurrë.
Me respekt Kreshnik Osmani
#Shperndaje dhe tregoja shqiptareve te tjere, sepse po na mbyllin faqet e Facebok!Disa nga Objektivat Strategjike te Levizja Atdheu
Comments
Post a Comment