Patriotë e konservatorë të Shqipërisë mblidhen në Tirane për të festuar Fitoren e kandidatit republican në Amerikë, Donald Trump - LEVIZJA ATDHEU
Miq të dashur!
Patriote e konservatore shqiptare u mblodhëm bashkë sonte, me Republican OverSeas (Republikanet e Diaspores) , me Levizjen Atdheu, me Koalicionin Shqiptar pro Familjes dhe Jetes te drejtuar nga Pastori simpatik Akil Pano dhe me Lëvizjen ShpresON te perfaqesuar nga bashkeluftetari Av Altin Goxhaj dhe personalitete të tjera të së djathtës konservatore në Shqipëri, për të festuar ngjarjen më të rëndësishme të Planetit që ishte zgjedhja e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Konservatorët dhe e djathta në të gjithë botën, ndjehen të intubuar tashmë pas një periudhe të stërzgjatur, të presionit dhe agresivitetit të jashtëzakonshëm të agjendave WOKE të të majtës liberale.
Është folur e diskutuar shumë dhe nuk ka asnjë dyshim se një ngjarje me këto përmasa, do ta shoqërojë botën me debate dhe diskutime të mëdha, por sa i përket realitetit të trojeve të banuara nga shqiptarët, të dhënat, besimi racional dhe informacionet tona janë se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë tek prioritetet e SHBA-ve dhe ne do të punojmë me të gjithë fuqinë dhe lidhjet tona, kudo në botë, që ti forcojmë marrëdhëniet dhe ti cojmë ato përpara me të gjithë miqtë e Shqipërisë, vecanërisht SHBA-të që kanë një rol determinant në përcaktimin e trajetores gjeopolitike të Planetit.
Donald Trump nuk është profet, as shenjtor, por ne besojmë fuqimisht tek premtimet që ai i bëri botës në aleancën më të gjerë ndonjëherë, për më shumë paqe dhe për ti dhënë fund luftërave në të gjithë botën. Ai beri nje beteje ne emer te vlerave themelore te ekzistences njerezore tek te cilat pjesa me e madhe e banoreve te Planetit, besojne fuqimisht dhe ia doli.
Ne besojmë fuqimisht se një Amerikë e fortë pavarësisht krahut politik që e drejton atë, është forcë për shqiptarët në rajon, dhe më pas të shpresojmë të jetë burim paqeje dhe stabiliteti edhe në botë.
Ne nuk adhurojmë individë, por jemi një bashkim i fuqishëm zemrash dhe shpirtërash që takojnë tek hapësirat e shenjta të qiellores, të vlerave të konservatorizmit, të Zotit, të Kombit, të Familjes dhe të gjithckaje të shenjtë njerëzore, mbi të cilën i madhi Zot e projektoi qënien njerëzore dhe e nderoi atë.
Koha eshte e patrioteve, radhen e ka Shqiperia!
Ky ka qene mesazhi i kreut te Levizjes Atdheu Kreshnik Osmani ne faqen e tij ne Facebook!
Comments
Post a Comment