Nga Kreshnik Osmani
Hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë është një hap i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të demostruar normalitetin dhe funksionalitetin e një shteti normal dhe kjo nuk është një teori e sforcuar sovraniste por një koncept natyral në funksionalizimin e një shteti të lirë, ta pavarur dhe sovran. Në kushte normale, asnjë shtet normal në botë nuk e negocion në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare, hapjen e një ure, apo të një lagjeje, apo të një tuneli, apo të cfarëdolloj infrastrukture tjetër në territorin e vet, cilado qoftë natyra e saj.
Konteksti gjeopolitik rajonal dhe ai ndërkombëtar, bashkë me specifikat e Kosovës prej krijimit të Repubikës e deri më sot, dikton domosdoshmërinë e koordinimit me ndërkombëtarët, për të evituar përshkallëzimin e tensioneve rajonale, pasi ato mund të prodhojnë postlëkundje me efekt ndëerkombëtar në këto ditë të nxehta politike ndërkombëtare.
Kësisoj, gjykoj dhe besoj se kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti duhet që aksionin e koordinimit me ndërkombëtarët dhe me Quint-in, të cilin nuk ka nguruar ta theksojë në të gjitha prononcimet e tij ta bëjë transparent, të dukshëm dhe konkret në mënyrë që të eleminohen të gjitha aludimet e tjera me prapavijë të betejës së brendshme politike për pushtet në Kosovë. Kjo, sepse në raste te caktuara mund të hapë derën e spekulimit për krijimin indirekt të mundësisë për Beogradin dhe Vucicin që të realizojë “De Facto” Asociacionin edhe pse unë nuk kam besuar kurrë që Serbia ka nevojë për pretekst për të realizuar planet e saj djallëzore. Transparenca i ndihmon të gjithë shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët që të kuptojnë, se cilët janë ata që po bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që janë duke e thënë.
Cënimi i integritetit territorial të Kosovës dhe vënia në diskutim e Sovranitetit të Shtetit është tërësisht e papranushme, sikurse aventurat janë të rrezikshme, për Kosovën dhe Rajonin, jo për mungesë legjimiteti por për mungesë të kontekstualitetit gjeopolitik pa të cilin legjitimiteti nuk garanton paqe dhe stabilitet në Kosove dhe ne Rajon.
Transparenca e vesh legjitimitetin me mbështetjen popullore, përvecse me të drejtën ndërkombëatre dhe e vesh kontestualitetin me legjitimitet, me llogjikë dhe me racionalizëm, aq shumë të nevojshme në këto ditë të rrezikshme në të cilat rrugëtojnë fatet e rajonit dhe jo vetëm!
Mbeshtete Levizjen Atdheu tek Linku ketu
.jpg)
Comments
Post a Comment