Skip to main content

Vazhdojnë grabitjet te Spitali Traumës/ Edlira Bode u jep 2 kirurgëve të saj tenderë 3.5 milionë Euro!



SPAK nuk po merret me aligatoren e fondeve të shëndetësisë, nëpërmjet tenderëve klientelistë, fiktivë, me vlera 3-4 herë më të lartë se kostoja reale në treg dhe zbatim kontratash vetëm 30-40% me dokumente false, prova që SPAK-ut ia ka ofruar edhe KLSH...

Drejtoresha e Spitalit të Traumës, ish-deputetja e PS, Edlira Bode, prej 3 vitesh në detyrë po vazhdon pazaret dhe vjedhet e fondeve mjekësore, nëpërmjet tenderëve, të cilët ka filluar t’ua jap 2 mjekëve kirurgë, miq të saj në këtë spital, nëpërmjet shoqërive që kanë fëmijët e tyre.

Ligji për prokurimet ndalon dhënien e fondeve publike për punonjës të spitalit, por drejtoresha Edlira Bode nuk e ka përfillur ligjin, as në tenderin tjetër që i ka dhënë firmës “OrthoNet 360 Sh.p.k”, me të cilën janë futur fiktivisht dhe dy firmat “Trimed Sh.p.k” e “Layo Sh.p.k”, ortake  të koncesionet Check-up e Laboratorët.

Më 19 gusht 2024, është publikuar njoftimi zyrtar i shpalljes fituese të këtyre firmave, për tenderin me fond limit 505 mijë Euro me TVSH e vlerë kontrate, 490 mijë Euro, me objekt blerje materiale implante ortopedike  për Spitalin e Traumës.

Firma “OrthoNet 360 Sh.p.k” është 51% në pronësi të shtetases Kira Cami dhe 49% në pronësi të shtetases Floresha Haxhimemini; të cilët, pas emërimit të drejtoreshës Edlira Bode, po marrin gjithë tenderët e shërbimit ortopedik në Spitalin e Traumës, me vlerë totale 3.5 milionë Euro.

Vazhdojnë pazaret e grabitjet te Spitali Traumës; Edlira Bode u jep 2

Ortakja Kira Cami është vajza e Ergys Cami, mjekut kirurg të ortopedisë në Spitalin e Traumës, ndërsa ortakja tjetër Floresha Haxhimemini është e ëma e Sedi Haxhimeminit, edhe ky kirurg ortopedie në Spitalin e Traumës, njeherazi në lidhje familjare me drejtoreshën Edlira Bode.

Madje, sipas ekstratit në QKB, mjeku kirurg Ergys Cami, është autorizuar nga vajza e tij Kira Cami ortake dhe administratore e firmës “Orthonet 360 Sh.p.k”, të përfaqësojë këtë firmë në tenderë, gjë të cilën ka bërë dhe në tenderët për materialet ortopedike në spitalin ku punon e për sektorin ku është mjek kirurg.

Në këtë tender, ka një fakt e një indicie për hetim penal nga SPAK:

- Drejtoresha Edlira Bode, ka skualifikuar ofertën e firmës “INCOMED Sh.p.k”, me vlerë 240 milionë lekë më pak se oferta e kirurgëve dhe ortakëve të koncesioneve Check-up e Laboratorët.

Vazhdojnë pazaret e grabitjet te Spitali Traumës; Edlira Bode u jep 2

- Tri firmat “OrthoNet 360 Sh.p.k”, “Trimed Sh.p.k” e “Layo Sh.p.k”, janë paraqituar në tender veçmas e me oferta të veçanta, por drejtoresha Edlira Bode i ka shpallur të tre fitues me tre oferta, kur ka vetëm një fond limit me 1 Lot blerje materialesh oprtopedike, fakt që krijon dyshime, se mund të vidhen  8 milionë Euro me letra fiktive.

SPAK nuk po merret me drejtoreshën e Spitalit të Traumës, vërtetuar në pathuajse 90% të tenderëve, si hajdute me klientë fitues të paracaktuar, me procedura e blerje fiktive, me vlera 3-4 herë më të lartë se kostoja reale në treg dhe zbatim kontratash vetëm 30-40% me dokumente furnizimi false.

Këto prova i kanë denoncuar mediat dhe SPAK-ut ia ka dërguar KLSH, por ndaj drejtoreshës së Spitalit të Traumës, Edlira Bode, nuk po fillojnë hetimet, ndërsa ajo vazhdon bën batërdi vjedhjesh të fondeve mjekësore.

Comments

Popular posts from this blog

Faktet tronditëse / Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e mikrokredive, kush janë 2 estonezët që Kosova i përzuri!

  Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë. Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë. Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”. Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”. E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri. “Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhë tërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumen...

Grabitja e Shqiperise / Dy resorte për kunatin e Frangajt në Dhërmi, mori leje nga KKT para se të themelonte kompaninë. Pse SPAK po vonon goditjen?

  Zbulohen të tjera vendime të qeverisë dhe njësive vendore për ndërtime resortesh në bregdet dhe kulla në Tiranë nga Sandër Frangaj, i cili qëndron pas kunatit të tij Erion Gina, taksixhiut Bardhjus Bushaj dhe ish hajdutit të motorrave të ujit Florenc Gjikuria, grup ky me natyrë kriminale që pastron para të pista në ndërtim, ka shkatërruar Dhërmiun dhe ka marrë rreth 200 milionë euro tendera publikë me ndërhyrjen korruptive të Sandër nongratës. (Bardhjus Bushaj dhe kunati i Sandrit, Erion Gina) Në 17 maj 2021, KKT me në krye Edi Ramën, me ndërhyrjen korruptive të Sandër Frangajt, miraton lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Dhërmi nga kompanitë “Gjikuria” sh.p.k dhe “Golden Key” sh.p.k., në një sipërfaqe prej 14 mijë m2, truall ky i siguruar përmes falsifikimeve dhe pjesërisht përvetësimit të pronës publike. Skandali qëndron në faktin se kompania Golden Key e kunatit të Sandër Frangajt, Erion Gina dhe e pupacit të tyre Bardhjus Bushaj, është themeluar 4 muaj pasi KKT me n...

Kreshnik Osmani i përgjigjet Dashamir Shehit. Propozimin e keni të thjeshtë, por pa moral z. Shehi! LEVIZJA ATDHEU

Nga Kreshnik Osmani  Ka dalë z. Dash Shehi tek televizionet dhe portalet e Edi Ramës dhe te mbeses se Beqir Ballukut dhe po propozon grumbullim të Opozitës së re. Z. Shehi thotë se ka propozim të thjeshtë dhe moral. Të bëhemi bashke e gjithë opozita që nuk është dakord me Ramën dhe me Berishën. I them z. Shehi, që propozimi juaj i thjeshtë është, por moral nuk ka. Më fal të që ta them. Jeni të gjithë bashkë dhe Lëvizja Atdheu nuk bëhet me asnjërin prej jush. Kjo po na kushton shume dhe po na tret por ne jemi gati te tretemi vetem qe historia te mos kete mundesi te shkruaje kurre, se ishin nje popoll i degjenruar, te gjithe. Sepse shqiptaret nuk jane te tille, pavaresisht se mbizoterojne hienat dhe ndyresirat. Kjo sepse ti ke 30 vjet në parlament dhe flet për të renë dhe te rinjte dhe per riciklime elitash politike dhe nuk largohesh vetë i pari. Kur ne luftonim me PD dhe me Bashën, sepse i shërbenin Edi Ramës, Basha dhe Berisha ne na futen kamxhikun (pavaresisht se na thane me pas ...

Disa nga objektivat strategjike të Lëvizjes Atdheu!

Objektivat Strategjike te Levizja Atdheu Per ata shqiptare qe nuk kane degjuar kurre per ne!  Ne jemi te bindur se: “Shqipëria do të bëhet gradualisht shtet modern i së drejtës, ku jeta dhe prona janë të garantuara me ligj, e integruar me rrugë demkoratike në hapësirën natyrale mbarëshqiptare, urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit nëpërmjet korridorit tradicional Adriatiko-Jonian, faktor lidhës mes Europës dhe vendeve mesdhetare, faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe progresi në Ballkan dhe e integruar me dinjitet në familjen e madhe Euro-Atlantike” Disa nga Objektivat Strategjike te Partia Shqiptare Atdheu! Per miqte qe na njohin rishtas: Për t’ia arritur qëllimit, partia ka disa objektivë thelbësorë strategjikë: - Fuqizimin e shtetit të ligjit dhe drejtësisë - Zhvillimin social-ekonomik të tregut - Ruajtjen e sigurisë kombëtare - Zhvillimin e demokracisë pjesemarrese si një proces zhvillues Ne besojmë se synimi më i lartë i artit të qeverisjes është ruajtja e sigurisë, se...

Kush eshte Oligarku i Kodrës së Diellit që financon Berishën e pastron paratë e Metës merr nga Rama 160 milionë euro tendera?!

  Në kupolën e oligarkëve të pushtetit, është dhe shefja e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, Gentiana Sula (Mara), futur nëpërmjet bashkëshortit oligark Gentjan Sula, i njohur si ‘Shreku’ i Kodrës së Diellit, i cili financon Familjen Berisha që të mos flasë si dhe pastron paratë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi me ndërtim vilash dhe pallatesh. Gjatë 11 viteve qeverisje të PS, Sjkreku ka marrë 160 milionë Euro tenderë, 70 leje ndërtimi për pallate e kulla dhe për 4 resorte në Himarë, Sarandë, Vlorë e Lalz mbi toka shtetërore. Me Vendim Nr. 292, datë 19 maj 2021, Babloku i ka dhënë firmës “S&D INVEST” të Gentian Sulës e “SVILUPPO MARE 1” të ortakut të tij Redi Peza, 55 mijë m2 tokë buzë detit në Lalz, për ndërtimin e një kompleksi e resorti me vila. Kjo sipërfaqe, iu shit me çmim 10.8 Euro/m2, në vlerë totale 595 mijë Euro, ose 24 herë më pak se çmimi shtetëror që ishte atë vit, për Pasurinë nr. 20/6, të Zonës Kadastrale Nr. 1925-Lalz. Sipas llogaritjes, qeveria m...