Skip to main content

Përse Serbia po zhytet në kaos dhe pse ka kaq shumë rëndësi litiumi?!

 Nga Melih Altinok


Korporatat e mëdha po sfidojnë shtetet, ja si po përpiqen të ndryshojnë politikën globale...

Në botën e sotme shumë të ndërlidhur, ndikimi i korporatave monopoliste është rritur në nivele të frikshme, sidomos përmes kanaleve globale të komunikimit. Këta gjigantë mund të ndikojnë tani mbi opinionin publik dhe të mobilizojnë masat, shpeshherë me një lehtësi alarmante, duke shfrytëzuar varësinë e madhe ndaj pajisjeve digjitale.

Elon Musk, që investoi 44 miliardë dollarë për blerjen e Twitter (tani quhet X), është shembulli tipik i guximit të këtyre gjigantëve të biznesit. Përplasjet e tij të shpeshta me qeveritë kombëtare, përfshirë mbrojtjen publike që i bëri mundësisë së një grushti shteti në Venezuelë, burojnë nga ky besim i ri.

Kohët e fundit, Musk është përplasur me qeverinë e re të Britanisë së Madhe, duke shtuar më tej fërkimet në rritje midis fuqisë së korporatave dhe sovranitetit të shteteve. Keir Starmer, kryeministri i ri laburist, ka deklaruar se platformat e mediave sociale si X, janë nxitëse të valës së fundit të protestave raciste në rrugë që e kanë trazuar shumë vendin.

Dhe shqetësimet e tij nuk janë të pabaza. Pas sulmit tragjik me thikë në Southport më 29 korrik, ku një i ri 17-vjeçar vrau 3 fëmijë dhe plagosi 10 të tjerë, mediat sociale u shndërruan në një terren pjellor për shpërndarjen e informacioneve të rreme.

Kështu, shumë shpejt u përhapën thashetheme se sulmuesi ishte edhe emigrant edhe mysliman. Kjo gënjeshtër shkaktoi një dhunë të gjerë, me xhami të djegura, shtëpi myslimanësh dhe emigrantëve të bastisura si dhe biznese të grabitura.

Edhe pasi u konfirmua se autori i sulmit ishte i krishterë, trazirat vazhduan të përshkallëzohen, të nxitura nga përhapja e pakontrolluar e përmbajtjes nxitëse në mediat sociale. X e Elon Musk, lejoi nën maskën e “lirisë së shprehjes” përhapjen e këtyre pretendimeve të paverifikuara.

Mbeshtete Levizjen Atdheu tek LINKU KETU

Vetë Musk e përkeqësoi situatën duke shkruar “Lufta civile është e pashmangshme”, shoqëruar me një video të trazirave në Liverpool. Ndërsa motivet e Musk për ndërhyrjen në Venezuelë, lidhen haptazi me rezervat e litiumit që ka ky vend, dhe që janë thelbësore për perandorinë e tij të makinave elektrike, mosmarrëveshja e tij me Britaninë e Madhe ngre pikëpyetje të reja. A mund të jetë beteja për litiumin edhe në qendër të këtij konflikti?

Serbia po zhytet në kaos

Serbia, një komb me një të kaluar të karakterizuar nga konflikte globale si Lufta e Dytë Botërore, e gjen tani veten në prag të trazirave të brendshme. Nëpër rruge dhe sheshe po protestojnë mijëra njerëz, që janë kundër hapjes së planifikuar të minierave të litiumit pranë zonave të tyre të banimit.

Presidenti Aleksandar Vucic, i cili kohët e fundit paralajmëroi për një “konflikt të madh” të afërt, pretendon se ka marrë të dhëna nga shërbimet sekrete ruse mbi një grusht shteti të afërt në vend të mbështetur nga Perëndimi. Vucic një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ka vepruar në një peizazh gjeopolitik të pasigurt.

Gjatë një konferencë për shtyp me presidentin kinez Xi Jinping, Vuçiç veçoi investimet në rritje të Kinës në Serbi gjatë 3 viteve të fundit, duke nënvizuar se “mbrojtja e Serbisë është më e besueshme sot me mbështetjen e Kinës”. Megjithatë, sjellja e balancuar e tij nuk ka kaluar pa u vënë re.

Vetëm muajin e kaluar, ai u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Beograd, ku ata nënshkruan një memorandum mirëkuptimi strategjik mbi lëndët e para, makinat elektrike dhe prodhimin e baterive. Britanikët kontrollojnë minierën që do të furnizojë me litium si Kinën ashtu edhe për Gjermaninë, teksa një rol luan edhe Bashkimi Evropian.

Madje, raportet sugjerojnë se shqetësimet mjedisore janë nënvlerësuar enkas për ta çuar përpara projektin. Trazirat në Serbi mund të jenë një sinjal nga Moska, që është e pakënaqur me diplomacinë e Vucic gjithnjë e më e orientuar nga Perëndimi. Gjithsesi, ajo që bie në sy është mungesa e dukshme e Shteteve të Bashkuara në këtë skenar. Ose më saktë mungesa e Elon Musk, i cili i ka gjurmuar vazhdimisht burimet e litiumit në mbarë botën.

Mbeshtete Levizjen Atdheu tek LINKU KETU

Pse ka kaq shumë rëndësi litiumi

Zgjerimi i tregut të makinave elektrike, ka nxitur një rritje të kërkesës për mineralet e rëndësishme si litiumi, nikeli dhe kobalti, që janë përbërësit kryesorë të baterive të automjeteve elektrike. Parashikohet që deri në vitin 2030, rreth 60 për qind e makinave në Kinë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të jenë elektrike.

Ndërkaq, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), parashikon se deri në vitin 2040 kërkesa për litium mund të rritet me 40 herë në krahasim me nivelet e vitit 2020. Aktualisht, Kina po e dominon tregun global në përpunimin e litiumit dhe prodhimin e baterive, por ky zinxhir furnizimi është shumë i brishtë.

Nëse nuk shfrytëzohen burimet e reja të litiumit, i gjithë ky treg mund të përballet me një mungesë të madhe. I lavdëruar shpesh për përpjekjet e tij për të mbrojtur “fjalën e lirë” në platformën X, Elon Musk është i entuziazmuar nga mundësitë e mëdha të paraqitura nga gara globale e litiumit.

Nëse ai, me gjithë pasurinë dhe fuqinë që zotëron, është kaq shumë i fiksuar pas këtij synimi, mbetet vetëm të imagjinohet se çfarë mund të bëjnë manjatët e tjerë të medias globale, për të siguruar pjesën e tyre të fitimit nga ky treg./ Daily Sabah

Mbeshtete Levizjen Atdheu tek LINKU KETU


Comments

Popular posts from this blog

Faktet tronditëse / Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e mikrokredive, kush janë 2 estonezët që Kosova i përzuri!

  Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë. Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë. Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”. Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”. E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri. “Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhë tërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumen...

Grabitja e Shqiperise / Dy resorte për kunatin e Frangajt në Dhërmi, mori leje nga KKT para se të themelonte kompaninë. Pse SPAK po vonon goditjen?

  Zbulohen të tjera vendime të qeverisë dhe njësive vendore për ndërtime resortesh në bregdet dhe kulla në Tiranë nga Sandër Frangaj, i cili qëndron pas kunatit të tij Erion Gina, taksixhiut Bardhjus Bushaj dhe ish hajdutit të motorrave të ujit Florenc Gjikuria, grup ky me natyrë kriminale që pastron para të pista në ndërtim, ka shkatërruar Dhërmiun dhe ka marrë rreth 200 milionë euro tendera publikë me ndërhyrjen korruptive të Sandër nongratës. (Bardhjus Bushaj dhe kunati i Sandrit, Erion Gina) Në 17 maj 2021, KKT me në krye Edi Ramën, me ndërhyrjen korruptive të Sandër Frangajt, miraton lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Dhërmi nga kompanitë “Gjikuria” sh.p.k dhe “Golden Key” sh.p.k., në një sipërfaqe prej 14 mijë m2, truall ky i siguruar përmes falsifikimeve dhe pjesërisht përvetësimit të pronës publike. Skandali qëndron në faktin se kompania Golden Key e kunatit të Sandër Frangajt, Erion Gina dhe e pupacit të tyre Bardhjus Bushaj, është themeluar 4 muaj pasi KKT me n...

Disa nga objektivat strategjike të Lëvizjes Atdheu!

Objektivat Strategjike te Levizja Atdheu Per ata shqiptare qe nuk kane degjuar kurre per ne!  Ne jemi te bindur se: “Shqipëria do të bëhet gradualisht shtet modern i së drejtës, ku jeta dhe prona janë të garantuara me ligj, e integruar me rrugë demkoratike në hapësirën natyrale mbarëshqiptare, urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit nëpërmjet korridorit tradicional Adriatiko-Jonian, faktor lidhës mes Europës dhe vendeve mesdhetare, faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe progresi në Ballkan dhe e integruar me dinjitet në familjen e madhe Euro-Atlantike” Disa nga Objektivat Strategjike te Partia Shqiptare Atdheu! Per miqte qe na njohin rishtas: Për t’ia arritur qëllimit, partia ka disa objektivë thelbësorë strategjikë: - Fuqizimin e shtetit të ligjit dhe drejtësisë - Zhvillimin social-ekonomik të tregut - Ruajtjen e sigurisë kombëtare - Zhvillimin e demokracisë pjesemarrese si një proces zhvillues Ne besojmë se synimi më i lartë i artit të qeverisjes është ruajtja e sigurisë, se...

Kreshnik Osmani i përgjigjet Dashamir Shehit. Propozimin e keni të thjeshtë, por pa moral z. Shehi! LEVIZJA ATDHEU

Nga Kreshnik Osmani  Ka dalë z. Dash Shehi tek televizionet dhe portalet e Edi Ramës dhe te mbeses se Beqir Ballukut dhe po propozon grumbullim të Opozitës së re. Z. Shehi thotë se ka propozim të thjeshtë dhe moral. Të bëhemi bashke e gjithë opozita që nuk është dakord me Ramën dhe me Berishën. I them z. Shehi, që propozimi juaj i thjeshtë është, por moral nuk ka. Më fal të që ta them. Jeni të gjithë bashkë dhe Lëvizja Atdheu nuk bëhet me asnjërin prej jush. Kjo po na kushton shume dhe po na tret por ne jemi gati te tretemi vetem qe historia te mos kete mundesi te shkruaje kurre, se ishin nje popoll i degjenruar, te gjithe. Sepse shqiptaret nuk jane te tille, pavaresisht se mbizoterojne hienat dhe ndyresirat. Kjo sepse ti ke 30 vjet në parlament dhe flet për të renë dhe te rinjte dhe per riciklime elitash politike dhe nuk largohesh vetë i pari. Kur ne luftonim me PD dhe me Bashën, sepse i shërbenin Edi Ramës, Basha dhe Berisha ne na futen kamxhikun (pavaresisht se na thane me pas ...

Kush eshte Oligarku i Kodrës së Diellit që financon Berishën e pastron paratë e Metës merr nga Rama 160 milionë euro tendera?!

  Në kupolën e oligarkëve të pushtetit, është dhe shefja e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, Gentiana Sula (Mara), futur nëpërmjet bashkëshortit oligark Gentjan Sula, i njohur si ‘Shreku’ i Kodrës së Diellit, i cili financon Familjen Berisha që të mos flasë si dhe pastron paratë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi me ndërtim vilash dhe pallatesh. Gjatë 11 viteve qeverisje të PS, Sjkreku ka marrë 160 milionë Euro tenderë, 70 leje ndërtimi për pallate e kulla dhe për 4 resorte në Himarë, Sarandë, Vlorë e Lalz mbi toka shtetërore. Me Vendim Nr. 292, datë 19 maj 2021, Babloku i ka dhënë firmës “S&D INVEST” të Gentian Sulës e “SVILUPPO MARE 1” të ortakut të tij Redi Peza, 55 mijë m2 tokë buzë detit në Lalz, për ndërtimin e një kompleksi e resorti me vila. Kjo sipërfaqe, iu shit me çmim 10.8 Euro/m2, në vlerë totale 595 mijë Euro, ose 24 herë më pak se çmimi shtetëror që ishte atë vit, për Pasurinë nr. 20/6, të Zonës Kadastrale Nr. 1925-Lalz. Sipas llogaritjes, qeveria m...