Grabitja e Shqiperise / Dy resorte për kunatin e Frangajt në Dhërmi, mori leje nga KKT para se të themelonte kompaninë. Pse SPAK po vonon goditjen?
Zbulohen të tjera vendime të qeverisë dhe njësive vendore për ndërtime resortesh në bregdet dhe kulla në Tiranë nga Sandër Frangaj, i cili qëndron pas kunatit të tij Erion Gina, taksixhiut Bardhjus Bushaj dhe ish hajdutit të motorrave të ujit Florenc Gjikuria, grup ky me natyrë kriminale që pastron para të pista në ndërtim, ka shkatërruar Dhërmiun dhe ka marrë rreth 200 milionë euro tendera publikë me ndërhyrjen korruptive të Sandër nongratës.

(Bardhjus Bushaj dhe kunati i Sandrit, Erion Gina)
Në 17 maj 2021, KKT me në krye Edi Ramën, me ndërhyrjen korruptive të Sandër Frangajt, miraton lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Dhërmi nga kompanitë “Gjikuria” sh.p.k dhe “Golden Key” sh.p.k., në një sipërfaqe prej 14 mijë m2, truall ky i siguruar përmes falsifikimeve dhe pjesërisht përvetësimit të pronës publike.

Skandali qëndron në faktin se kompania Golden Key e kunatit të Sandër Frangajt, Erion Gina dhe e pupacit të tyre Bardhjus Bushaj, është themeluar 4 muaj pasi KKT me në krye Edi Ramën ka miratuar lejen për ndërtimin e kompleksit të vilave në Dhërmi.
Erion Gina dhe Bardhjus Bushaj e kanë themeluar kompaninë në 19 korrik të vitit 2021, siç e tregon edhe dokumenti i themelimit.

Leja e ndërtimit nga KKT është miratuar në 17 mars 2021, para se kompania të themelohej, që do të thotë se dosja e dorëzuar në KKT është false.

Vetëm ky fakt do t’i mjaftonte SPAK për të goditur këtë grup me natyrë kriminale.
Dy vjet më vonë, KKT mblidhet sërish për interesat private të Sandër nongratës.
“Leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Drymades Villas”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Golden Key” sh.p.k“, thuhet në vendimin e KKT duke zgjeruar truallin për ndërtimin e vilave, pasi gjatë dy viteve grupi ka arritur të grabisë sipërfaqe të tjera tokash në Dhërmi, në bashkëpunim me Artan Lamen, të cilit TV Klan i ka kushtuar disa emisione speciale edhe për xhaketën ushtarake që ka veshur.
Letrat e kësaj afere korruptive i ka bërë Ledia Tota, e cila ka drejtuar Agjencinë e Zhvillimit të Territorit nga vitit 2015 deri në vitin 2023. Në të njëjtën kohë, zonja Tola ka qenë sekretare e përgjithshme e Këshillit Kombëtar të Territorit.


AZHT dhe KKT janë organet që miratojnë lejet për kulla dhe resorte nga Tirana në zonat bregdetare, lejet për hotele, vila, kompleks vilash, rezidenca, parqet fotovoltaike etj.
Ledia Tota është bashkëshortja e Besnik Leskajt, djali i ish deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.

Besnik Leskaj, i cili ka në zotërim disa kompani projektimi, ndërtimi, mikrokredi, fotovoltaike etj., dyshohet ka projektuar kulla dhe resorte, me kompanitë e tij, për investitorë dhe oligarkë, ndërsa bashkëshortja e tij, Ledia Tota ka miratuar lejet në AZHT dhe KKT. Nëse SPAK do të administrojë këto dosje, do të zbulojë një skemë të llahtarshme korrupsioni.
Resorti i dytë për kunatin e Frangajt në Dhërmi
Këshilli Kombëtar i Territorit, në dhjetor 2023, miratoi lejen për një resort të ri, me pronar fundor Florenc Gjikurinë, Bardhjus Bushajn dhe Erion Ginën, kunati i Sandër Frangajt.
Në fakt resorti ka një pronar faktik, Sandër Frangajn. Lenc Gjikuria dhe Bardhjus Bushaj janë zara të Sandër Frangajt, ndërsa kunatin e ka futur aksioner me ta, për të mbajtur nën kontoll pasuritë.

Resorti quhet Village Square. Ky resort rezidencial dhe turistik do të ndërtohet në Dhërmi nga kompania Seaside Construction.

Kompania zotërohet nga Florenc Gjikuria, Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.
I shndërruar në një nga ndërtuesit më të mëdhenj në bregdetin e Jugut, shpesh mbi toka shtetërore të marrë falas, fuqia e Gjikurisë buron nga lidhja me Sandër Frangajn.
Leje për kunatin e Sandrit për kompleks vilash në Tiranë
Në mbledhjen e fundit, KKT, 2 korrik 2024, përpos kullës 65 kate për njeriun e Shkëlzenit (Shkëlqim Beshiri) dhe kullës për shoferin e Ilir Metës (Fatmir Merkaj), ka miratuar edhe lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Mjull Bathore, pranë TEG, për Erion Ginën, kunatin e Sandër Frangajt, i cili sipas mediave është shpallur non grata nga SHBA dhe po hetohet nga SPAK për zaptimin e ish Kinostudios, në bashkëpunim dhe me leje të Sali Berishës, duke ngritur televizionin, biznese private dhe planifikuar pallate mbi tokën e familjes Hysa.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial “Park Houses” me objekte banimi me struktura 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1-2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Mjull-Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “EBG” sh.p.k”, thuhet në vendimin e KKT.

Pas kompanisë EBG qëndron Erion Gina, vëllai i bashkëshortes së Sandër Frangajt, i cili erdhi me triko leshi nga Lezha në Tiranë si fans i Tefta Radit, duke u kthyer në oligark mediatik, sekser, pronar tokash dhe resortesh, duke iu lëpirë pushteteve, pastruar para dhe pasuruar përmes influencave që krijon media.
Pronari i televizionit kombëtar TV Klan, Aleksandër Frangaj ka ngritur një ‘perandori’ ekonomike, kryesisht mbi prona publike të grabitura përmes privatizimeve korruptive, duke shfrytëzuar lidhjet e fuqishme me pushtetin, në mënyrë të veçantë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Zyrat qendrore të kompanisë së ndërtimit janë te restorant Padam, në rrugën Mustafa Matohiti pranë pallatit të Berishajave, një tjetër pasuri që Frangaj ka kamufluar në emër të kunatit Erion Gina.

Te Padam bëhen pazaret për përvetësimin e pasurive publike, diktimin e tenderave të mëdhenj për kompanitë satelite të Sandrit, për leje për kompleks vilash dhe kulla, si dhe për gllabërimin e pronave në bregdet, sidomos në Dhërmi.
Po le të ndalemi në disa afera më konkrete për publikun, SPAK, BKH dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese. Aferat besohen se janë pjesë dosjes non grata të SHBA për Sandër Frangaj dhe në dosjet e hapura në SPAK.
Leje për kullë për Kunatin e Sandrit te Shkolla e Partisë
Me Lion Construction që e kontrollon përmes kunatit Erion Gina, Sandri ka marrë nga Rama një tjetër leje për ndërtimin e një kulle me 34 kate tek ish Shkolla e Partisë në Tiranë, mbi një sipërfaqe toke me probleme pronësie dhe beteja gjyqësore.


Kulla me sipërfaqe prej 68 mijë metrash katrorë ndërtim do të ndërtohet nga kompania fantazmë Urbalb, e cila kontrollohet nga kompania mëmë fantazmë Lion Construction, me bashkëpronar kunatin e Sandrit dhe Bardhjus Bushaj, një taksixhi dhe argat i kunatit të Sandrit, të cilin e përdorin si mbulesë të punëve të pista dhe pastrim masiv parash.


Duket e çuditshme se si SPAK nuk ka gjetur ende kurajon për të zbatuar ligjin penal për Sandër Frangajn, i cili po bëhet gati për të ndërtuar pallate mbi tokën publike që i dha Sali Berisha në Kinostudio (80 mijë m2) në vitin, ndërsa ka nisur ndërtimin me para të dyshimta të Rolling Hills 2, përtej TEG.
Sandri do të ndërtojë një godinë të re të TV Klan, ndërsa në tokën që i dha Berisha në 2009, në vend që t’i kthet shtetit dhe ish pronarëve që kanë fituar të drejtën në Gjykatën e Lartë, pritet të ndërtojë pallate.
Kunati i Sandrit pas kullës te liqeni, një histori korrupsioni
Pas kullës “Lion Rezidencë” në hyrje të Liqenit Artificial, ndërtuar me para të dyshimta dhe pjesërisht mbi pronë publike zonë e mbrojtur, qëndron Sandër Frangaj, stërmbullar i një historie epike pastrimi parash, zhvatje, korrupsioni, ndërhyrjesh të paligjshme etj.
Fillimisht, Sandri, me marifetet dhe lidhjet e tij, në prill 2020, ka arritur të fusë në dorë tokën ku është ndërtuar kulla, duke marrë me një VKM një sipërfaqe toke publike, pjesë e Parkut të Liqenit, për një shumë qesharake në raport me zonën ku do ndërtohej dhe vlerën e kullës. 

Pasi ka siguruar tokën, Sandër Frangaj ka arritur pazarin për të marrë lejen e ndërtimit me anë të KKT-së.
Leja parashikon ngritjen e kësaj kulle me 14 kate dhe gati 35 mijë metra katrorë ndërtim, sot me vlerë mbi 200 milionë euro.
Për të nisur ngritjen e kullës, Sandri duket se ka nxjerrë nga sunduku paratë e investimit, miksuar me dy kredi të dyshimta bankare, 3.5 milionë euro nga Tirana Bank dhe 2 milionë euro nga OTP Bank, me pronarë fundorë oligarkë rusë pranë Putinit.

Si kolateral për kredinë janë lënë kuotat në kompaninë Lion Construction, kuota që në fakt nuk vlejnë asnjë lekë, pasi kompania ishte fantazmë dhe piramidë, sipas bilanceve.
Për të ndërtuar kullën me 14 kate dhe gati 35 mijë metra katrorë ndërtim, Sandri ka gjetur një nga kompanitë maska të tij, pikërisht kompaninë me humbje Lion Construction, me 100 mijë lekë kapital, siç përdor prej vitesh firmën Gjikuria për të marrë qindra mijëra euro tendera publikë, status si investitor strategjik, koncensione, për të shkatërruar Dhërmiun etj.
Sandër Frangaj posedon sot më shumë se gjysmën e kullës, të cilën e ka kaluar zyrtarisht në emrin e kunatit, Erion Gina, që në 10 nëntor 2021, për 8 milionë lekë.

Vetëm për të nisur ndërtimin e kullës janë marrë kredi 5.5 milionë euro, ndërsa Sandri merr gjysmën e kullës për 8 milionë lekë, përmes kunatit Erion Gina. Kredia nuk mjafton as për taksën e ndërtimit!

‘Bankomati’ i Sandrit merr katin e tretë të kullës te Liqeni
Jo rastësisht, tek kulla pranë Liqenit është zhvendosur Lenc Gjikuria me disa kompani të tij.
Gjikuria është bankomati dhe maska kryesore e Sandër Frangajt, miksuar me interesa korruptive tenderash dhe ndërtimi nga Tirana deri në Dhërmi. 
Në katin e 3 të kullës së Sandrit është zhvendosur me zyra kompania COAST TO COAST, me pronare Xheni Gjikuria, bashkëshortja e Florenc Gjikuria, bankomati i Sandrit. 
Xheni Gjikuria del shpesh në TV Klan duke folur për turizmin dhe investimet në Dhërmi.
Me anë të COAST TO COAST, Gjikuria ka marrë 190 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, duke restauruar disa shtëpi në fshatin Dhërmi, për Frangajn, Fevziun, Shkullakun etj. (Pas hetimeve nga SPAK, AZHBR kërkon kthimin e parave). 
Kompania Gjikuria, me pronar Milo dhe Florenc Gjikuria, babë e bir, është zhvendosur gjithashtu me zyra në katin e tretë të kullës “Lion Rezidencë”.
Shkatërrimi i Laguna Blu
Aleksandër Frangaj në mënyrë të dhunshme dhe tepër abuzive, zaptoi ambientet sportive në Qerret të Kavajës, e njohur si çështja “Laguna Blu”.

Dhjetra banorë u ngritën në protestë kundër këtij vendimi arbitrar, por Aleksandër Frangaj përdori sërish median e tij, TV Klan për t’i ushtruar presion institucioneve duke e tjetërsuar këtë pronë.
ot këto dy fusha sportive janë zhdukur dhe mbi to u ndërtua një vilë superluksoze, në pronësi të Aleksandër Frangajt, të cilën e shiti me vlerë mbi 1 milionë euro.
Sali Berisha, përpos pronave publike, gjatë pushtetit të tij të dytë, i fali Sandrit plot 12 milionë euro reklama për TV Klan ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera të marra sëbashku, nuk i kaluan 2 milionë euro.
Shumë analistë në atë kohë, flisnin se Sandri i TV Klanit shpik reklama të panevojshme për Ministrat e Berishës, vetëm për të përfituar qindra mijëra euro. Kjo ishte pagesa e drejtëpërdrejtë e Berishës për Frangajn, për t’i shërbyer mediatikisht duke mbuluar të gjitha abuzimet e pushtetit.

Megjithatë, 12 milionë euro reklma të Berishës për Sandrin, për lëpirje ndaj pushtetit me TV Klan, sot duken si një bakshish në raport me tenderat, lejet e ndërtimit dhe pronat publike që Sandri ka marrë nga pushteti i Rilindjes 2013-2023.
Grabitja e ish Kinostudios
Familjes Hysa i kanë njohur dhe kthyer institucionet shqiptare rreth 160 mijë m2 tokë te ish Kinostudio, pronë mbi të cilën janë sot disa institucione publike dhe biznese private.
Prona i është njohur familjes Hysa nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat e të gjitha shkallëve.
Çfarë ndodh? Qeveria e Sali Berishës i ka mohuar familjes Hysa të gëzojë pronën e trashëguar.
Një pjesë të pronës së familjes Hysa, Sali Berisha ia dha disa subjekteve private me qira, të cilat zhvilluan bizneset e tyre private, ku përfshihen panele diellore, disa televizione, radio, lokale, parkingje, lavazhe etj.
Subjektet private janë klientë mediatikë të Sali Berishës, ku spikat Aleksandër Frangaj, i cili ka përfituar edhe 12 milionë euro reklama.
Jo vetëm i ka dhënë pronën e familjes Hysa klientit të tij mediatik, por Sali Berisha vuri në dispozicion pushtetin e tij, që familja Hysa të mos posedojë dhe zhvillojë pronën e saj.
Prokurorë, drejtorë dhe ministra janë angazhuar që klientët e Berishës të mbajnë pronën e familjes Hysa, të zhvillojnë bizneset e tyre private dhe madje të bëjnë edhe plane për të ndërtuar një qendër tregtare dhe disa kulla.
Në këtë cirk korrupsioni del në pah edhe mbesa 18 vjeçe e Sandrit, e cila merr një licencë në 2006 për televizion mbi pronën e familjes Hysa. Licencën e shet pas 1 muaji 700 mijë euro.
Në këmbim, klienti mediatik arriti deri aty sa që në 21 Janar 2011, mohoi plagosjen e gazetarit të tij nga pushteti i Sali Berishës.
Prokuroria e Tiranës, gjatë 10 viteve të fundit, ka mbyllur 4 herë dosjen penale të zaptimit të pronës së familjes Hysa.
Katër herë, gjykatat, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, kanë kërkuar hetimin e aferës, duke i lënë prokurorisë të njëjtat detyra.
Disa procese të tjera paralele gjyqësore zhvillohen mes familjes Hysa dhe zaptuesve të pronës së tyre.
Një pushtet korruptiv, i shtrirë nga mediat, qeverisjet dhe drejtësi, i mohon prej tre dekadash familjes Hysa të drejtën e pronës së trashëguar bres pas brezi, pasi në pronën e tyre ka ngritur bizneset private një gazetar i kthyer në oligark, i cili erdhi në Tiranë si fans i Tefta Radit.
Tashmë dosjen e ka marrë në dorë SPAK-u, struktura më e lartë dhe e besueshme hetimore në Shqipëri.














160 milionë euro tendera Lenc Gjikuria, sateliti i Sandrit
‘Karrierën’ e ka nisur duke vjedhur motorrë ujë, çadra plazhi dhe vegla ndërtimi, por sot përfaqëson një nga zhvatësit më famëkeq të parave dhe pronave publike, me mbështetjen e Sandër nongratës dhe në bashkëpunim me një kastë deputetësh, drejtorësh dhe ministrash të korruptuar.
Bëhet fjalë për Florenc (Lorenc / Lenc) Gjikurinë, emri të cilit lidhet me përvetësimin e pronave publike dhe private në Jug, pastrim parash, favorizim ndër vite nga pushteti, dhjetëra tendera klientelistë, me koncesione, resorte, fshatra turistikë, krime mjedisore, afera korruptive, falsifikime dhe mashtrime me kontrata publike.
Vetëm gjatë viteve të fundit, Florenc Gjikuria me dy emra, Lorenc dhe Florenc, ka marrë rreth 160 milionë euro tendera, kryesisht me pazar në tavolinë dhe me oferta gati sa fondi limit, me ndërhyrjen e Sandër Frangajt.
Nëse llogarisim koncensionet dhe pronat, vlera shkon në disa qindra milionë euro.
I njohur si maska e Sandrit, Lenc Gjikuria i ka shtrirë fijet e korrupsionit drejt Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Himarës, Bashkisë së Sarandës, Elbasanit, Fondit Shqiptar të Zhvillimit etj.
Frangaj, kartel kompanish, leje për vila
Aleksandër Frangaj kontrollon drejtëpërdrejtë disa kompani ndërtimi si dhe dhenie-marrje me qira pasuri te luajtshme, si ALBANIA 2017, ALIAS DEVELOPMENT shpk, AN.NIK, AS CONSTRUCTION, IREA.AL etj., më të cila ka marrë leje për ndërtim vilash dhe zgjerimin e Rolling Hills, vila në Mullet, Palasë etj.


Vëllai i Sandrit leje ndërtimi dhe reklama
Krahas 4.6 milionë reklama nga Ministria e Brendshme, vëllai i Sandër Frangajt qëndron pas disa kompanive, të cilat kanë përfituar leje për ndërtim pallatesh në Tiranë.

Përpos kompanive Anchor Investments (L71421016I) dhe Luxury Green Resort shpk (M47830503F), vëllai Fragajt fshihet edhe pas disa kompanive të tjera maska, me të cilat ka marrë leje për pallate.
Prona në ish Kinostudio kalojnë në emrin e gruas së Frangaj
Një pjesë të pronave të familjes Hysa në ish Kinstudio rezultojnë se kanë kaluar në emrin e kompanisë TNSH shpk., me procedura të dyshuara korruptive, falsifikime dhe veprime abuzive.

Themeluese, pronare dhe administratore e kompanisë TNSH rezulton Alba Gina, bashkëshortja e Aleksandër Frangajt. Çifti, njëri nga Lushnja dhe tjetri nga Lezha, arrijnë të marrin pronat e familjes Hysa në ish Kinostudio, kthyer me vendim të Gjykatës së Lartë.

Comments
Post a Comment