Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në Durrës, por e ha qiraja rrugës.” Tani qytetarët e Durrësit po e provojnë vetë këtë. Sigurisht jo me kripën, por me plehrat. Afera e dyfishtë e Eko Parkut në Porto Romano dhe Inceneratorit të Sharrës ka krijuar një situatë falimentuese në Bashkinë e Durrësit. Tani menaxhimi i mbetjeve po gllabëron gati një të tretin e buxhetit të bashkisë, një normë kjo tre herë më e lartë se sa mesatarja e bashkive të tjera të vendit. Shifrat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, vitin e kaluar buxheti faktik i Bashkisë së Durrësit ishte 39.4 milionë euro gjithsej. Por 9.6 milionë euro nga këto shkuan për të financuar vetëm menaxhimin e mbetjeve. Në vitin 2022, shifrat ishin edhe më dramatike, pasi menaxhimi i mbetjeve mori 29.4 për qind të buxhetit total. Kjo është një nga normat më të larta në të gjitha qytetet e Europës dhe arsyeja është inceneratori i Tiranës. Në vitin 2021, qeveria shqiptare mori vendim që të...