Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2024

Trafikanti Gjergj Luca, do furnizojë me ushqim 2 kampet e refugjatëve në Shëngjin e Gjadër! LEVIZJA ATDHEU

  Mediat italiane, publikuan këto ditë materiale, lidhur me faktin që krye trafikanti shqiptar Gjergj Luca, ka hapur restorantin “Tratoria Meloni” në Shëngjin, brenda zonës ku është ngritur qendra e pritjes së refugjatëve afrikanë që do na sjellë Italia. Në këtë kronikë, mediat jashtë ndikimit të Melonit thanë: - Një restorant i mbushur me foto që portretizojnë kreyministren tonë. Një zot shtëpie (Gjergj Luca), që tregon admirimin për Giorgia-n. Por vjen kurioziteti, për të zbuluar më shumë lidhur me emrin e pronarit të restorantit ‘Tratoria Meloni”. Duke iu referuar denoncimeve nga “Pamfleti”, mediat atje i prezantuan publikut italian dhe i kujtuan kryeministres Giorgia Meloni, se Gjergj Luca që ka vënë emrin e saj te restorantit i tij në Shëngjin, është shefi i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e drogës, kontrabandës e pastrimit të parave. Po kështu, përveçse si trafikant i skeduar dhe nga EUROPOL, DEA e Anti-Trafiku i Shqipërisë, Gjergj Luca është i lidhur ngus

Kreshnik Osmani i përgjigjet Dashamir Shehit. Propozimin e keni të thjeshtë, por pa moral z. Shehi! LEVIZJA ATDHEU

Nga Kreshnik Osmani  Ka dalë z. Dash Shehi tek televizionet dhe portalet e Edi Ramës dhe te mbeses se Beqir Ballukut dhe po propozon grumbullim të Opozitës së re. Z. Shehi thotë se ka propozim të thjeshtë dhe moral. Të bëhemi bashke e gjithë opozita që nuk është dakord me Ramën dhe me Berishën. I them z. Shehi, që propozimi juaj i thjeshtë është, por moral nuk ka. Më fal të që ta them. Jeni të gjithë bashkë dhe Lëvizja Atdheu nuk bëhet me asnjërin prej jush. Kjo po na kushton shume dhe po na tret por ne jemi gati te tretemi vetem qe historia te mos kete mundesi te shkruaje kurre, se ishin nje popoll i degjenruar, te gjithe. Sepse shqiptaret nuk jane te tille, pavaresisht se mbizoterojne hienat dhe ndyresirat. Kjo sepse ti ke 30 vjet në parlament dhe flet për të renë dhe te rinjte dhe per riciklime elitash politike dhe nuk largohesh vetë i pari. Kur ne luftonim me PD dhe me Bashën, sepse i shërbenin Edi Ramës, Basha dhe Berisha ne na futen kamxhikun (pavaresisht se na thane me pas na e

Shqipëria aksionere në bombardimin e grave dhe të fëmijëve në Gaza. Lëvizja Atdheu dënon aktin! -LEVIZJA ATDHEU

  Kreu i Levizjes Atdheu z. Kreshnik Osmani, ka shkruar ne faqene tij ne Facebook nje status nepermjet te cilit ai denon ashper pjesemarrjen e Shqiperise ne aktin e furnizimit me karburant te Izraelit duke e konsideruar kete akt si bashkeaurtoresi ne vrasjen e femijeve dhe te grave ne Gaza. \ Ai shkrun si me poshte: "SHQIPERIA, AKSIONERE DHE BASHKEAUTORE NE VRASJEN E GRAVE DHE FEMIJEVE NE GAZA! Me trishtim dhe me keqardhje të madhe u njohëm me raportin e Oil Change International, organizata britanike e cila njofton se ka gjurmuar 65 ngarkesa me karburant, nga Shqipëria drejt Izraelit dhe se Shqipëria është pjesë e 11 vendeve që furnizojnë Izraelin me Karburant, pavarësisht vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që pohon se veprimet e Izraelit në Gaza përbëjnë Gjenocid. Raporti e vë në dukje skemën e shpërndarjes, ku Shqipëria në fakt është e katërta në listë, pas SHBA-ve, Rusisë së Vladimir Putinit dhe Brazilit, si vend që ka furnizuar Izraelin me naftë të ra

Body Language (Gjuha e trupit) / Katër mesazhet sekrete qe dha Shefi i CIA-s Wlliam Burns, per Albin Kurtin!

  Nga Kreshnik Osmani  Body Language (Gjuha e trupit) / Katër mesazhet sekrete qe dha Shefi i CIA-s Wlliam Burns, per Albin Kurtin! Takime të tilla ndërmjet zyrtarëve të këtij kalibri dhe të kësaj natyre nuk bëhen zakonisht publike, por ne mund të kuptojmë cfarë mesazhesh ka përcjellë shefi i CIA-s për Albin Kurtin duke dekriptuar gjuhën e trupit, e cila është bërë publikë në një foto ndërmjet William Burns dhe Albin Kurtit. Kur analizojmë imtësitë e gjuhës së trupit, veprimet e dukshme dhe detajet e sjelljes mund të zbulojnë shumë rreth qëllimeve dhe ndjenjave të një personi. Qëllimet dhe ndjenjat në thelb përfaqësojnë mesazhet që një personazh i rëndësishëm i jep për publikun, pa patur nevojën që ti deklarojë ato. Kur një lider si Ëilliam Burns, shefi i CIA-s, shtrëngon dorën e Albin Kurtit dhe njëkohësisht mban njërën dorë në xhep, kjo mund të interpretohet në disa mënyra më të rëndësishmet e të cilave janë: 1. Dominancë dhe kontroll. Kur një person shtrëngon dorën e dikujt tjetër

Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin! LEVIZJA ATDHEU

  Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në Durrës, por e ha qiraja rrugës.” Tani qytetarët e Durrësit po e provojnë vetë këtë. Sigurisht jo me kripën, por me plehrat. Afera e dyfishtë e Eko Parkut në Porto Romano dhe Inceneratorit të Sharrës ka krijuar një situatë falimentuese në Bashkinë e Durrësit. Tani menaxhimi i mbetjeve po gllabëron gati një të tretin e buxhetit të bashkisë, një normë kjo tre herë më e lartë se sa mesatarja e bashkive të tjera të vendit. Shifrat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, vitin e kaluar buxheti faktik i Bashkisë së Durrësit ishte 39.4 milionë euro gjithsej. Por 9.6 milionë euro nga këto shkuan për të financuar vetëm menaxhimin e mbetjeve. Në vitin 2022, shifrat ishin edhe më dramatike, pasi menaxhimi i mbetjeve mori 29.4 për qind të buxhetit total. Kjo është një nga normat më të larta në të gjitha qytetet e Europës dhe arsyeja është inceneratori i Tiranës. Në vitin 2021, qeveria shqiptare mori vendim që të mby

Vazhdojnë grabitjet te Spitali Traumës/ Edlira Bode u jep 2 kirurgëve të saj tenderë 3.5 milionë Euro!

SPAK nuk po merret me aligatoren e fondeve të shëndetësisë, nëpërmjet tenderëve klientelistë, fiktivë, me vlera 3-4 herë më të lartë se kostoja reale në treg dhe zbatim kontratash vetëm 30-40% me dokumente false, prova që SPAK-ut ia ka ofruar edhe KLSH... Drejtoresha e Spitalit të Traumës, ish-deputetja e PS, Edlira Bode, prej 3 vitesh në detyrë po vazhdon pazaret dhe vjedhet e fondeve mjekësore, nëpërmjet tenderëve, të cilët ka filluar t’ua jap 2 mjekëve kirurgë, miq të saj në këtë spital, nëpërmjet shoqërive që kanë fëmijët e tyre. Ligji për prokurimet ndalon dhënien e fondeve publike për punonjës të spitalit, por drejtoresha Edlira Bode nuk e ka përfillur ligjin, as në tenderin tjetër që i ka dhënë firmës “OrthoNet 360 Sh.p.k”, me të cilën janë futur fiktivisht dhe dy firmat “Trimed Sh.p.k” e “Layo Sh.p.k”, ortake  të koncesionet Check-up e Laboratorët. Më 19 gusht 2024, është publikuar njoftimi zyrtar i shpalljes fituese të këtyre firmave, për tenderin me fond limit 505 mijë Euro m

Faktet tronditëse / Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e mikrokredive, kush janë 2 estonezët që Kosova i përzuri!

  Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë. Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë. Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”. Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”. E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri. “Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhë tërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumenta t