Skip to main content

Posts

LEVIZJA ATDHEU

FERRI që po ndërton Fevzi Frangaj për Shqipërinë?! Dëgjoje para se ta ZHDUKIN NGA INTERNETI!

Recent posts

Patriotë e konservatorë të Shqipërisë mblidhen në Tirane për të festuar Fitoren e kandidatit republican në Amerikë, Donald Trump - LEVIZJA ATDHEU

  Miq të dashur! Patriote e konservatore shqiptare u mblodhëm bashkë sonte, me Republican OverSeas (Republikanet e Diaspores) , me Levizjen Atdheu, me Koalicionin Shqiptar pro Familjes dhe Jetes te drejtuar nga Pastori simpatik Akil Pano dhe me Lëvizjen ShpresON te perfaqesuar nga bashkeluftetari Av Altin Goxhaj dhe personalitete të tjera të së djathtës konservatore në Shqipëri, për të festuar ngjarjen më të rëndësishme të Planetit që ishte zgjedhja e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Konservatorët dhe e djathta në të gjithë botën, ndjehen të intubuar tashmë pas një periudhe të stërzgjatur, të presionit dhe agresivitetit të jashtëzakonshëm të agjendave WOKE të të majtës liberale. Është folur e diskutuar shumë dhe nuk ka asnjë dyshim se një ngjarje me këto përmasa, do ta shoqërojë botën me debate dhe diskutime të mëdha, por sa i përket realitetit të trojeve të banuara nga shqiptarët, të dhënat, besimi racional dhe informacionet tona janë se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë tek...

Trafikanti Gjergj Luca, do furnizojë me ushqim 2 kampet e refugjatëve në Shëngjin e Gjadër! LEVIZJA ATDHEU

  Mediat italiane, publikuan këto ditë materiale, lidhur me faktin që krye trafikanti shqiptar Gjergj Luca, ka hapur restorantin “Tratoria Meloni” në Shëngjin, brenda zonës ku është ngritur qendra e pritjes së refugjatëve afrikanë që do na sjellë Italia. Në këtë kronikë, mediat jashtë ndikimit të Melonit thanë: - Një restorant i mbushur me foto që portretizojnë kreyministren tonë. Një zot shtëpie (Gjergj Luca), që tregon admirimin për Giorgia-n. Por vjen kurioziteti, për të zbuluar më shumë lidhur me emrin e pronarit të restorantit ‘Tratoria Meloni”. Duke iu referuar denoncimeve nga “Pamfleti”, mediat atje i prezantuan publikut italian dhe i kujtuan kryeministres Giorgia Meloni, se Gjergj Luca që ka vënë emrin e saj te restorantit i tij në Shëngjin, është shefi i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e drogës, kontrabandës e pastrimit të parave. Po kështu, përveçse si trafikant i skeduar dhe nga EUROPOL, DEA e Anti-Trafiku i Shqipërisë, Gjergj Luca është i lidhur ...

Kreshnik Osmani i përgjigjet Dashamir Shehit. Propozimin e keni të thjeshtë, por pa moral z. Shehi! LEVIZJA ATDHEU

Nga Kreshnik Osmani  Ka dalë z. Dash Shehi tek televizionet dhe portalet e Edi Ramës dhe te mbeses se Beqir Ballukut dhe po propozon grumbullim të Opozitës së re. Z. Shehi thotë se ka propozim të thjeshtë dhe moral. Të bëhemi bashke e gjithë opozita që nuk është dakord me Ramën dhe me Berishën. I them z. Shehi, që propozimi juaj i thjeshtë është, por moral nuk ka. Më fal të që ta them. Jeni të gjithë bashkë dhe Lëvizja Atdheu nuk bëhet me asnjërin prej jush. Kjo po na kushton shume dhe po na tret por ne jemi gati te tretemi vetem qe historia te mos kete mundesi te shkruaje kurre, se ishin nje popoll i degjenruar, te gjithe. Sepse shqiptaret nuk jane te tille, pavaresisht se mbizoterojne hienat dhe ndyresirat. Kjo sepse ti ke 30 vjet në parlament dhe flet për të renë dhe te rinjte dhe per riciklime elitash politike dhe nuk largohesh vetë i pari. Kur ne luftonim me PD dhe me Bashën, sepse i shërbenin Edi Ramës, Basha dhe Berisha ne na futen kamxhikun (pavaresisht se na thane me pas ...

Shqipëria aksionere në bombardimin e grave dhe të fëmijëve në Gaza. Lëvizja Atdheu dënon aktin! -LEVIZJA ATDHEU

  Kreu i Levizjes Atdheu z. Kreshnik Osmani, ka shkruar ne faqene tij ne Facebook nje status nepermjet te cilit ai denon ashper pjesemarrjen e Shqiperise ne aktin e furnizimit me karburant te Izraelit duke e konsideruar kete akt si bashkeaurtoresi ne vrasjen e femijeve dhe te grave ne Gaza. \ Ai shkrun si me poshte: "SHQIPERIA, AKSIONERE DHE BASHKEAUTORE NE VRASJEN E GRAVE DHE FEMIJEVE NE GAZA! Me trishtim dhe me keqardhje të madhe u njohëm me raportin e Oil Change International, organizata britanike e cila njofton se ka gjurmuar 65 ngarkesa me karburant, nga Shqipëria drejt Izraelit dhe se Shqipëria është pjesë e 11 vendeve që furnizojnë Izraelin me Karburant, pavarësisht vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që pohon se veprimet e Izraelit në Gaza përbëjnë Gjenocid. Raporti e vë në dukje skemën e shpërndarjes, ku Shqipëria në fakt është e katërta në listë, pas SHBA-ve, Rusisë së Vladimir Putinit dhe Brazilit, si vend që ka furnizuar Izraelin me naftë të ra...

Body Language (Gjuha e trupit) / Katër mesazhet sekrete qe dha Shefi i CIA-s Wlliam Burns, per Albin Kurtin!

  Nga Kreshnik Osmani  Body Language (Gjuha e trupit) / Katër mesazhet sekrete qe dha Shefi i CIA-s Wlliam Burns, per Albin Kurtin! Takime të tilla ndërmjet zyrtarëve të këtij kalibri dhe të kësaj natyre nuk bëhen zakonisht publike, por ne mund të kuptojmë cfarë mesazhesh ka përcjellë shefi i CIA-s për Albin Kurtin duke dekriptuar gjuhën e trupit, e cila është bërë publikë në një foto ndërmjet William Burns dhe Albin Kurtit. Kur analizojmë imtësitë e gjuhës së trupit, veprimet e dukshme dhe detajet e sjelljes mund të zbulojnë shumë rreth qëllimeve dhe ndjenjave të një personi. Qëllimet dhe ndjenjat në thelb përfaqësojnë mesazhet që një personazh i rëndësishëm i jep për publikun, pa patur nevojën që ti deklarojë ato. Kur një lider si Ëilliam Burns, shefi i CIA-s, shtrëngon dorën e Albin Kurtit dhe njëkohësisht mban njërën dorë në xhep, kjo mund të interpretohet në disa mënyra më të rëndësishmet e të cilave janë: 1. Dominancë dhe kontroll. Kur një person shtrëngon dorën e dikuj...