Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2024

Ta nxjerrim Shqipërinë nga Koma!

Ta nxjerrim Shqipërinë nga Koma ! Nga Kreshnik Osmani Miq të dashur, nga Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare dhe mergata! Vëllezër dhe motra shqiptarë! Bota ndryshoi. Bota nuk është më ajo që ishte. Bota nuk ka për të qenë më kurrë ajo që ka qenë deri sot. Bota nuk do të ketë më kohë të merret me hallet tuaja. Bota nuk e di nëse ju ekzistoni apo jo. Prej këtij momenti që po e bëj këtë thirrje, e deri gjashtë muajt e ardhshëm apo një vit, askush nuk di asgjë çfarë do të ndodhë dhe ku do të shkojmë. Ky nuk është hamendësim, as analizë por fakt kokëfortë. Të gjithë mund të flasin, mund të predikojnë, mund të analizojnë, por e vërteta është se askush nuk di asgjë çfarë po vjen dhe çfarë na pret. Njerëzit janë të hutuar, të dëshpëruar, mosbesues, skeptikë, të trembur, sepse është investuar shumë për të krijuar këtë klimë. Nëse do t’i japësh jetës tënde një kuptim identifikoje një luftë tënden dhe nise atë . Lufta jonë nuk